Izolohet edhe qyteti i dytë në Kinë, ja si u përhap virusi vdekjeprurës

Huanggang është qyteti i dytë kinez që është vendosur në izolim për të mos përhapur më tej virusin vdekjeprurës.

Autoritetet po përpiqen që të ndalojnë përhapjen e koronavirusit duke izoluar qytetin Wuhan dhe Huanggang, qytet i cili ka një popullsi prej 7 milionësh.Në këtë qytet janë evidentuar 12 raste të prekur nga koronavirusi. Gjithashtu rrjeti i transportit të autobusëve dhe trenave do të mbyllet i gjithi në ditën e sotme. Qytetarëve u është kërkuar të mos largohen me mjete të tjera.Jeta e banorëve është kthyer e gjitha përmbys, teksa kinematë, kafenetë do të mbyllen.

Sipas autoriteteve virusi po përhapet me shpejtësi alarmante. Ndërsa spitalet po përmbyten nga të prekurit me virusin vdekjeprurës.

Si u përhap virusi:

31 Dhjetor-Kina paralajmëron Organizatën Botërore të Shëndetësisë për një seri rastesh të ngjashme me pneumoni në Wuhan.

1 janar-Mbyllet tregu i prodhimeve të detit në Wuhan

9 janar-OBSH thotë se infeksioni është shkaktuar nga një lloj i ri koronavirus

11 janar-Ndodh vdekja e parë

13 janar-Virusi përhapet jashtë vendit, me një rast të dyshuar në Tajlandë

20 janar-Përhapet në Pekin, Shenzhen dhe Shanghai; zyrtarët kinezë konfirmojnë transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu.

21 janar-Autoritetet amerikane njoftojnë rastin e parë në SHBA- një person kishte vizituar Wuhan

22 janar-Numri i vdekjeve ngjitet në 17, më shumë se 500 raste të prekur nga virusi

23 janar-Wuhan, mbyllet qyteti prej 11 milion banorësh. Autoritetet njoftojnë se do të mbyllet në mbrëmje edhe qyteti tjetër, Huanggang./Fjala.al/