Lidhja Shqiptare e Pejës, përkujtohet 121-vjetori i krijimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi sot Lidhjen Shqiptare të Pejës, organizatës politike-ushtarake mbarëshqiptare, që ndoqi rrugën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi osman.

Ajo u themelua në Kuvendin Kombëtar të Pejës, më 23-29 janar 1899, ku morën pjesë mbi 450 vetë, të ardhur nga vise të ndryshme të Shqipërisë, kryesisht nga qendrat e vilajetit të Kosovës. Organizata u quajt Lidhja Shqiptare e Pejës ose “Besa Besë”.

Në krye të Komitetit drejtues u vu Haxhi Zeka. Kuvendi miratoi rezolutën prej 11 pikash dhe “Aktin e Besës” prej 12 pikash, që u shpallën më 29 janar. Po atë ditë u shpall thirrja “Rruga e shpëtimit është në Besa-Besën”, botuar në Bukuresht nga një grup atdhetarësh, që u përgjigjej synimeve të Lidhjes së Pejës. Në Kuvendin e Pejës u parashtrua kërkesa për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare dhe vendosjes së një statusi apo kushtetute të veçantë për administrimin e tyre, zbatimi i së cilës do të çonte në formimin e një province të vetme territoriale administrative të qeverisur nga shqiptarët.

Lidhja Shqiptare e Pejës pati përkrahjen e atdhetarëve rilindës brenda dhe jashtë atdheut, që u shpreh në veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, botuar në mars 1899, si dhe në thirrjen “Të zgjohemi” të Dervish Himës. Ajo e shtriu autoritetin e vet në gjithë vilajetin e Kosovës, që ishte vatra e saj kryesore dhe më pas në atë të Shkodrës, të Manastirit e të Janinës.

Vendimet e Lidhjes u miratuan në mbledhje të gjera popullore, që u organizuan në krahina të ndryshme të vendit, ndër të cilat më të rëndësishmet ishin ato të Sanxhakut të Prizrenit, të vilajetit të Shkodrës, të Dibrës, Ohrit, Elbasanit etj., ku u formuan komitetet lokale të Lidhjes. Projektet e atdhetarëve shqiptarë për të thirrur një kuvend të ri, të përgjithshëm shqiptar në maj-qershor, 1899, që do ta konsolidonte përfundimisht Lidhjen, hasën në kundërshtimin e vendosur të Portës së Lartë. Në vjeshtën e vitit 1899, krahu radikal i lëvizjes së udhëhequr nga Lidhja e Pejës kaloi në organizimin e qëndresës së armatosur kundër perandorisë osmane.

Lexo edhe :  Armenët hakmeren për genocidin, vrasin në Kanada koloneli turk Atilla Altıkat

Porta e Lartë, në pranverën e vitit 1900, ndërmori masa të forta ushtarake dhe hodhi kundër Lidhjes Shqiptare të Pejës ushtri të shumta, që çuan në shtypjen e saj.

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 97...

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Lajme të tjera

Web TV