Policia bastis klubin e Malagas, Sadiku e Bare mund të largohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Malagas është zhytur në probleme të mëdha e zgjidhja e tyre duket shumë e vështirë tashmë. Pas skandalit të videos erotike të ish trajnerit, Victor Sanchez, një tjetër ngjarje që prek presidentin e klubit, Abdullah Al Thani dhe djemtë e tij, Naser, Najef dhe Rakan është bërë publike së fundmi.

Në raportimet e medieve spanjolle bëhet me dije e në zyrat e klubit të Malgas kanë shkuar forcat e policisë dhe hetues të një çështjeje e cila është tentuar të mbahet sekrete. Presidenti së bashku me tre djemtë e tij janë duke u mbajtur nën vëzhgim, ndërsa bëhet me dije se katër drejtues të lartë të kësaj skuadre duhet të dëshmojnë në gjyq në datën 18 shkurt.

Nga zyrat e klubit janë mbledhur të gjitha dokumentet dhe provat e nevojshme për Al Thain dhe djemtë e tij. Ky skandal mund të sjellë dëmtim të madh për skuadrën spanjolle dhe mund të çojë deri në mbylljen e këtij klubi, vendim i cili do ishte drastik për lojtarët e Malagas ku përfshihen edhe dy yjet shqiptarë, Armando Sadiku e Keidi Bare.

Vetë klubi ka reaguar mbi këtë ngjarje dhe ka thënë se pavarësisht këtyre ndërhyrjeve,  puna e skuadrës është duke vazhduar si normalisht.

“Klubi i futbollit Malaga kërkon të qartësojë atë që ndodhi në stadiumin ‘La Rosaleda’. Policia gjyqësore ka ardhur në zyrat e klubit për të kërkuar informacione në llogari të një çështjeje që është mbajtur sekret. Klubi ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës për çfarëdo kërkese që kanë pasur agjentët. Megjithatë, këto veprime nuk kanë cenuar funksionimin normal të klubit. Duam të falënderojmë agjentët për profesionalizmin dhe mirësjelljen e tyre kundrejt stafit tonë”,-thuhet në njoftimin e Malagas./Fjala.al/

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV