Qeveria: Kemi polici të vjetër, për 3 vite do ulim moshën në 42 vjeç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në hartimin e projektligjit që detyron punonjësit e policisë të largohen kur kanë mbushur moshën 55 vjeç, qeveria ka lëshuar edhe një arsyetim përkatës për secilin nen. Në të thuhet se miratimi i këtij projektligji është i domosdoshëm për faktin se detyrat institucionale që ligji i ngarkon kryesisht Policisë, Gardës dhe SHÇBA-së janë të një rrezikshmërie e vështirësie shumë të lartë në raport me detyrat institucionale që kanë strukturat tjera shtetërore.

Vrasjet, plagosjet dhe niveli arsimor
Referuar të dhënave që vijnë nga ky projekt i qeverisë mësohet se:

– Nga viti 1991 dhe në vazhdim kanë humbur jetën në krye të detyrës 223 punonjës policie dhe janë plagosur 248;

-Gjatë këtyre viteve ka dhe punonjës të Policisë së Shtetit apo të Gardës së Republikës, të vrarë apo të plagosur pas ndërprerjes së karrierës nga elementë kriminalë, që janë vetëvrarë apo kanë pësuar trauma të rënda psikike/psikologjike për shkak të kryerjes së detyrave të vështira dhe specifike, duke sjellë paaftësinë e tyre për punë në një moshë relativisht të re;

– Punonjësi i Policisë së Shtetit, Gardës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, për vetë natyrën e punës në këto struktura, e kanë të limituar periudhën e ushtrimit të detyrave, të cilat kërkojnë aftësi të larta fizike dhe rrjedhimisht do të largohen nga këto struktura para arritjes së moshës për pension pleqërie. Ndërkohë, që punësimi i tyre në shërbimet e tjera publike/private është thuajse i pamundur, pasi mosha dhe arsimimi i tyre ndikojnë ndjeshëm në një mundësi të tillë;

– Disa punonjës të Policisë së Shtetit dhe të Gardës, për shkak të nevojave të veçanta të punës, si dhe kur ekziston një situatë reale dhe e rrezikshme ndaj jetës dhe familjes së tyre, apo kur për qëllime të zbulimit të krimeve të rënda, infiltrohen në grupe të strukturuara apo organizata kriminale, mund të transferohen jashtë vendbanimit të tyre, gjë që detyron bashkëshortin/en të ndërpresë marrëdhënien e punës. Në këto kushte, me largimin e punonjësit nga puna, familja e tij do të mbetet pa mbështetje ekonomike dhe do të duhet të përballojë jetesën vetëm me pensionin e parakohshëm të tij;

Vështirësia në punë
-Shkalla e vështirësisë në punë të këtyre punonjësve është më e lartë se e punonjësve të institucioneve tjera që janë subjekte të ligjit për trajtime suplementare në vendin tonë, pasi ata përballen çdo ditë me elementë kriminalë, kryejnë veprime policore me rrezikshmëri të lartë për jetën e shëndetin e tyre, si ruajtjen dhe mbrojtjen fizike të personaliteteve të larta shtetërore, ndalime/arrestime, kapje të personave të kërkuar dhe operacione që kërkojnë jo vetëm përgatitje të lartë fizike, por edhe një moshë relativisht të re.

Lexo edhe :  Detajet nga ngjarja në Maliq: 14-vjeçari po mbrohej, autori e ndoqi me thikë në dorë

Nevoja e trajtimit financiar dinjitoz të punonjësit të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, buron edhe nga përcaktimet e ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, ligjit nr. 8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës”, dhe ligjit nr.70/2014, “Për Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, ku përcaktohet se të gjithë punonjësve u lind e drejta për trajtim financiar për shkak të ndërprerjes ose pamundësisë së vazhdimit të karrierës.

Aktualisht, mosha mesatare e punonjësve të strukturave të sipërpërmendura është mbi 45 vjeç. Me miratimin e këtij projektligji për një periudhë prej 3 vitesh mosha mesatare e punonjësve, kryesisht të policisë, ulet mesatarisht me 2 vite.

Garancia-sipas hartuesve
Pretendohet se projektligji është një garanci për punonjësit, që janë në marrëdhënie pune dhe një vazhdim logjik i statusit të tyre kur ndërpresin karrierën. Gjithashtu mendohet se miratimi i këtij projektligji do të ndikojë në cilësinë e punës dhe të perfomancës së punonjësve në detyrë, në rezultatet në luftën kundër krimit, në treguesit, si dhe në objektivitetin e zbatimit të ligjit, duke synuar që punonjësit të arrijnë të punojnë mbi 30 vjet në këto struktura.

Kjo nismë e re ligjore, për të përmirësuar përfitimet aktuale të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës dhe punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, do t’i motivonte ato në përmbushjen me sukses të misionit për rritjen e sigurisë në vend, si dhe do të plotësoheshin rekomandimet e misioneve të huaja në ndihmë të policisë, si PAMECA apo Programi ICITAP, të cilat kërkojnë rritjen e parametrave aktualë të trajtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit, duke i përafruar ato me standardet e policive të vendeve evropiane-thuhet në projektligj! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV