VIDEO/Neymar-Mbappe tallen me Reims, pasim me të pasme e gol me dorë

Skuadra e Paris Saint-German arriti që të fitonte ndaj Reims në ndeshjen për Kupën e Ligës, me rezultatin 3-0, duke bërë të mundur kalimin në finale.

PSG-ja do të luajë në ndeshjen finale me skuadrën e Lyonit, por duket se ndeshja gjysmëfinale ishte shumë e lehtë për skuadrën në të cilën luajnë yje si Neymar dhe Kylian Mbappe.

Gjatë takimit të djeshëm, përveç fitores që u duk se ishte shumë e lehtë për lojtarët e PSG-së, këta të fundit duket se edhe janë argëtuar.

Braziliani dhe francezi kanë bërë veprime që kanë rënë në syrin e të gjithë ndjekësve të kësaj ndeshjeje kudo. Neymar bëri një pasim me të pasme, ndërsa Mbappe nga ana tjetër e shtyu topin me dorë drejt portës, duke u tallur me kundërshtarët.

Ky veprim i francezit u ndëshkua me karton të verdhë,pasi ishte josportiv, megjithatë çdo person ka plasur nga të qeshurat. Ndeshja finale për kupën do të zhvillohet me 4 prill./Fjala.al/