Videoja me kokainë e Lefter Allës, SPAK kërkon ndihmën e Artan Hoxhës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të thërrasë gazetarin Artan Hoxha për të dëshmuar në lidhje me videon me kokainë të kryebashkiakut të Bulqizës.

Sipas të dhënave SPAK e  ka kërkuar dëshminë e gazetarit investigativ, në cilësinë e dëshmitarit për rastin e kryebashkiaku të Bulqizës Lefter Alla.

Një video e publikuar ditën e djeshme nga gazetari ka sjellë hapjen e një çështje penale për kryebashkiakun Alla, pasi ky i fundit është akuzuar si personi që në pamje duket teksa konsumon kokainë në një lokal privat.

Vetë Artan Hoxha nuk ia ka përmendur fillimisht emrin kryebashkiakut, teksa pas publikimit (fillimisht disa foto) të pamjeve, ka qenë PD ajo që ka shqiptuar emrin e Lefter Allës. Në mbrëmje Hoxha është shprehur se e ka patur videon prej disa muajsh, ndërsa vetë Lefter Alla në disa prej reagimeve të tij nga dje dhe sot, ka deklaruar se video është montazh për të cilin ai ka qenë në dijeni prej thuajse një viti.

Përgjatë gjithë ditës së sotme kryebashkiaku i Bulqizës deklaroi se do të bëjë një kallëzim penal ndaj ish-deputetit të PD-së Ervin Salianji, i cili dje në emër të selisë blu doli për të shqiptuar emrin e tij si personi që shihet në video duke konsumuar kokainë. n.k/Fjala.al/

 

 

 

Të fundit

Laerti rrëfen historinë e tij të dashurisë në ‘BBV4’, nuk është Valbona

Mbrëmjen e djeshme, Vëllai i Madh i surprizoi katër finalistët e “Big Brother VIP 4”. Në shtëpinë më të famshme...

Skandal tjetër pas qumështit, në Shqipëri është shitur sheqer palmë i kontaminuar

Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk...

Çudia e fushatës/ Imitoi Presidentin Trump, Berisha shfaqet me kapele blu me nr.1

Kreu demokrat, Sali Berisha, u shfaq me një kapele blu të errët, ku të stampuar kishte numrin 1, që përkon me numrin që koalicioni...

Bursa “zgjon” edhe Shqipërinë/ Pas 6 muajve “ngrirje”, ulet çmimi i naftës

Pas 6 muajsh në heshtje kompanitë e karburanteve kanë ulur lehtë çmimin e naftës me pakicë. Nga 175 lekë litri prej tetorit të 2024-ës...

Fevziu: Zjarr në fushata, por 11 maji pa jehonë!

Moderatori Blendi Fevziu gjykoi fushatat zgjedhore ndër vite në vend, duke veçuar ato më të zjarrtën. Fevziu në një intervistë me gazetarin Drini Zeqo...

Lajme të tjera

Web TV