Abuzimet me pronat, Pëllumb Petritaj dënohet me 5.4 vite burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njeriu që është marrë disa herë i pandehur për “Falsifikimin e dokumenteve”, me qëllim tjetërsimin e pronave në bregdet dhe “pastrim parash”, është dënuar nga gjykata e Vlorës me 5.4 vite burg.

Vendimi ndaj Pëllumb Petritaj, është dhënë në 21 janar nga gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluçi, ndërsa prokuror i çështjes penale, ka qenë Albert Kuliçaj.

Prokurori Albert Kuliçaj është personi që në 21 dhjetor 2019, iu vendos një sasi e konsiderueshme tritoli në makinën e parkuar shumë pranë banesës së tij në Vlorë.

Dënimi me 5.4 vite burgim për Pëllumb Petritaj është i dyti, pasi në muajin prill 2018, Petritaj është dënuar sërish nga gjykata e Vlorës me 3 vite burgim për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve” me qëllim tjetërsimin e një sipërfaqe toke në zonën e Zvërnecit.

Pas dhënies së dënimit, do jetë gjykata e Apelit në Vlorë, e cila do vendosi ose jo që dënimi i biznesmenit të marrë formë të prerë.

Të fundit

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Krijohet shoqata e parë ndërkombëtare për eksplorimin e hapësirës së thellë

Kina shpalli të hënën krijimin e Shoqatës Ndërkombëtare për Eksplorimin e Hapësirës së Thellë (IDSEA), me qëllim që të fuqizojë vendet e tjera në...

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një emër që do të bëhej...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

Lajme të tjera

Web TV