Ç’dihet 4 orë pas tërmetit? 14 të vdekur, flakë dhe lëkundje të tjera. Kërkime në -6°C

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave në Turqi është rritur në 14 si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitutë 6.5 që goditi juglindjen e vendit. Mbi 230 persona janë shtruar në spitale për ndihmë mjekësore dhe ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Temperaturat në Elazig, epiqendra e tërmetit, kanë zbritur në -6°C, por ekipet e emergjencave vijojnë me shpejtësi operacionet e kërkimit për të shpëtuar nga rrënojat personat e bllokuar.

Me dhjetëra ndërtesa u shembën në Elazig dhe Malatya, që janë edhe dy qytetet më të prekura nga tërmeti. Sipas raportimeve, 8 persona janë regjistruar të vdekur në Elzaig dhe 6 janë regjistruar në Malatya. Autoritetet i frikësohen rritjes së numrit të viktimave për shkak të temperaturave të ulëta, por edhe për shkak se toka vijon të lëkundet ende.

“Si President, dua që të dini se po e ndjekim situatën nga afër. Po qëndrojmë pas popullit me të gjitha institucionet dhe organizatat. Shpresoj për mëshirë nga Zoti për vëllezërit tanë që humbën jetën nga tërmeti dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që kanë mbetur të lënduar”, iu drejtua Rexhep Taip Erdogani popullit pas tragjedisë.

Një tërmet me magnitutë mbi 4 u regjistrua në mesditë në afërsi të Elazig, por rreth orës 19:00 zona u godit nga tërmeti më i fortë me magnitutë 6.5. Ai u pasua me dy goditje të tjera me magnitutë 5.4 dhe 5.1. Autoritetet turke kanë bërë me dije se deri më tani janë regjistruar 40 pasgoditje me magnitutë nga 2.7 në 5.4.

Përveç shembjes së godinave, lëkundjet kanë dëmtuar edhe tubacionet e gazit në ndërtesa të tjera, të cilat u përfshinë nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar nga flakët.

500 mijë njerëz llogaritet se i kanë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar. Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri, Irak, Liban, Izrael dhe Greqi.

Lexo edhe :  “Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Të fundit

“Kasapi i Ballkanit” dhe “George Washington” i Kosovës

LUTFI DERVISHI - Tribunali për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi që u ngrit më 1993, kur ende tymi dilte...

Ali Ahmeti: Serbia po bën gjithçka që të zhbëjë Kosovën

Në Prishtinë po protestohet “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët...

U nda nga jeta sot, Adriatik Lapaj kujton takimin e fundit me ish-efektivin e policisë

Zurdi Bresho një ish-efektiv i nderuar në radhët e bluve ka ndërruar jetë këtë të enjte. Lajmin e trishtë e ka dhënë kreu i...

13,4% e personave që rinisin kursin e patentës arrijnë ta fitojnë atë

Vetëm 314 persona, nga gjithsej 2329 riregjistrime në autoshkolla për shkak të heqjes së pikëve të lejes së drejtimit, kanë arritur të rifitojnë patentën...

Mblidhet kabineti, Netanjahu: Do ia dorëzojmë Gazën forcave arabe

Kabineti Politik dhe i Sigurisë në Izrael është mbledhur aktualisht në zyrën e kryeministrit në Jerusalem për të diskutuar planin e pushtimit të Gazës. Benjamin...

Lajme të tjera

Web TV