Ç’dihet 4 orë pas tërmetit? 14 të vdekur, flakë dhe lëkundje të tjera. Kërkime në -6°C

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i viktimave në Turqi është rritur në 14 si pasojë e tërmetit shkatërrimtar me magnitutë 6.5 që goditi juglindjen e vendit. Mbi 230 persona janë shtruar në spitale për ndihmë mjekësore dhe ku dy prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Temperaturat në Elazig, epiqendra e tërmetit, kanë zbritur në -6°C, por ekipet e emergjencave vijojnë me shpejtësi operacionet e kërkimit për të shpëtuar nga rrënojat personat e bllokuar.

Me dhjetëra ndërtesa u shembën në Elazig dhe Malatya, që janë edhe dy qytetet më të prekura nga tërmeti. Sipas raportimeve, 8 persona janë regjistruar të vdekur në Elzaig dhe 6 janë regjistruar në Malatya. Autoritetet i frikësohen rritjes së numrit të viktimave për shkak të temperaturave të ulëta, por edhe për shkak se toka vijon të lëkundet ende.

“Si President, dua që të dini se po e ndjekim situatën nga afër. Po qëndrojmë pas popullit me të gjitha institucionet dhe organizatat. Shpresoj për mëshirë nga Zoti për vëllezërit tanë që humbën jetën nga tërmeti dhe uroj shërim të menjëhershëm për ata që kanë mbetur të lënduar”, iu drejtua Rexhep Taip Erdogani popullit pas tragjedisë.

Një tërmet me magnitutë mbi 4 u regjistrua në mesditë në afërsi të Elazig, por rreth orës 19:00 zona u godit nga tërmeti më i fortë me magnitutë 6.5. Ai u pasua me dy goditje të tjera me magnitutë 5.4 dhe 5.1. Autoritetet turke kanë bërë me dije se deri më tani janë regjistruar 40 pasgoditje me magnitutë nga 2.7 në 5.4.

Përveç shembjes së godinave, lëkundjet kanë dëmtuar edhe tubacionet e gazit në ndërtesa të tjera, të cilat u përfshinë nga zjarri. Fatmirësisht nuk ka patur asnjë të lënduar nga flakët.

500 mijë njerëz llogaritet se i kanë ndjerë të forta lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar. Por lëkundjet janë ndjerë edhe në Siri, Irak, Liban, Izrael dhe Greqi.

Lexo edhe :  Historike! Shqipëria do të presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV