Përplasja me RENEA, Jonuzaj përdorte identitetin e një qytetari nga Sukthi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimi i Xhevahir Jonuzaj në Vlorë, një i dënuar qysh prej vitit 1999 me 25 vite burg për vrasjen Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurhana, ka nxjerë në dritë fakte të reja, pasi Jonuzaj prej kohës kur ka kryer krimin e deri më sot, qarkullonte i lirë, i armatosur dhe përdorte një pasaportë biometrike. Kjo pasaportë biometrike është sekuestruar nga policia e Vlorës, ku u zbulua se Jonuzaj ka përdorur të dhënat personale të një qytetari nga Sukthi i Durrësit, me emrin Sutki Lala.

Pikërisht nën këtë emër fshihej prej disa vitesh Xhevahir Jonuzaj, i cili në pasaportën biometrike ka futur vetëm foton e tij, ndërsa emrin dhe ditëlindjen 14 korrik 1979, ia kishte vjedhur një qytetari nga Sukthi i Durrësit.

Jonuzaj, gjatë momentit të arrestimit, nga forcat policore RENEA në fshatin Hoshtimë, ka qëlluar dy herë me pistoletë drej policisë,duke tentuar ti shmanget dhe ti iki, rrethimit të uniformave blu. Por siç del edhe në dokumentat e prokurorisë, plot dy herë i është kundërpërgjigjur RENEA, ku një nga plumbat e ka kapur në këmbë Jonuzaj, duke i ndalur vrapin që ai kishte nisur për tu larguar. Gjatë kontrollit të banesës Jonuzaj ju sekuestrua një palë dylbi cilësore, ndërsa në momentin e arrestimit ju bllokua një pistoletë tip TT me tre plumba na karikator.

Dy ditë më parë, Jonuzi ka dalë para gjyqtarit të Vlorës Ervin Trashi, ku është njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, për sa i përket akuzës së “Mbajtjes pa lejë të armës” dhe “Falsifikimit të pasaportës biometrike”. Ndërsa në ngarkim të Xhevahir Jonuzaj është në fuqi dhe një vendim me 25 vite burgim pëhr akuzën e vrasjes me paramendim ndaj dy personave Shezai Belaj dhe Shkëlqim Gurgana.

Të fundit

Rama niset drejt New York, i ftuar në dasmën e Aleks Sorosit

Djali i miliarderit, George Soros, Aleksi i ka dhënë fund beqarisë dhe më 14 qershor do të martohet me...

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

Pas nëntë muajsh pritjeje, anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi kanë miratuar vendimin për të dërguar pjesëtarë të ushtrisë në Misionin e Bashkimit...

Matura 2025, dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj

Shpallen rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj të Maturës 2025. Në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore janë rezultatet: MATURA

Pse shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar,...

Ndalon jahti gjigant i miliarderit gjerman në Durrës

Në portin e Durrësit është ndalur jahti gjigand i manjatit gjerman Reinhold Wurth. Ky superjaht me gjatësi 85 metra dhe gjerësi 14.2 metra është...

Lajme të tjera

Web TV