Video e kokainës për Lefter Allën, SPAK e dërgon për ekspertizë

Prokuroria e Posaçme do të dërgojë për ekspertim videon  ku pretendohet se  kryebashkiaku i Bulqizës është duke konsumuar lëndë narkotike. Video do të ekspertohet për autenticitetin e saj dhe për të vërtetuar se personi që konsumon lëndë narkotike është apo jo Lefter Alla.

Ekspertimi i videos do te zgjidh edhe një herë pretendimet e Allës, i cili ka deklaruar  se nuk është ai personi që po konsumon lëndë narkotike në lokal.

Lefter Alla ka pretenduar gjithashtu qe do te jetë në dispozicion të prokurorisë sa herë që do e kërkojnë.