Kryegjyshi Botëror Bektashian letër Erdoganit: Jemi me popullin vëlla turk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti në lindje të Turqisë deri tani ka shkaktuar 29 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar kryegjyshi botëror bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kryegjyshi ka dërguar një letër ngushëllimi dhe solidariteti Presidentit Rexhep Taip Erdogan për tërmetin në lindje të vendit i cili deri tani ka shkaktuar 29 të vdekur dhe mbi 1 mijë të plagosur.

‘Baba Mondi’ i uron Erdoganit të grihet mbi këto fatkeqësi natyrore në udhëheqje të kombit turk të cilin ai e konsideron si vëlla të Shqipërisë.

LETRA E KRYEGJYSHIT BOTËROR

PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË TURQISË

SHKËLQESISË SË TIJ REXHEP TAIP ERDOGAN

NGUSHËLLIM

Bismilahi Rrahmani Rrahim!

Prej mediave vizive dhe atyre të shkruara mësova me hidhërim të thellë për tërmetin e rënë në Elazig, i cili deri tani ka shkaktuar disa të  vrarë dhe qindra të plagosur.

Sinqerisht kam shpresë që të ikurit nga kjo botë të prehen në xhenet, teksa i uroj shërim të shpejtë qindra të plagosurve.

Jemi me juve, me popullin vëlla turk në këto momente dhe miliona bektashinjtë e gjithë botës, i luten Zotit të lartë t’u lehtësojë vuajtjet.

Përfitoj nga rasti t’ju uroj edhe juve i nderuar Recep Raip Erdogan, të ngriheni mbi këto fatkeqësi natyrore në udhëheqje të kombit tonë vëlla.

Zoti ju bekoftë! Amin!

Kryegjyshi Botëror Bektashian

Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj /Fjala.al

Të fundit

A e ndali vërtet Trump luftën Kosovë-Serbi? Ekspertët: Fushatë për Nobelin

Për të disatën herë brenda pak javësh, Presidenti amerikan Donald Trump përmend Kosovën dhe këmbëngul në faktin se kishte...

Kryebashkiaku i Vlorës: Kërkojmë drejtorë, ja si të aplikoni

Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, me anë të një postimi në Facebook ka shpallur “vakancat për të gjithë ata që besojnë se kanë përvojën,...

Belsh, zjarri shkrumbon 15 hektarë me ullishte, vreshtari dhe bimësi

Një vatër zjarri e rënë në fshatin Fierzë të Belshit ka shkrumbuar të paktën 15 hektarë me tokë, bimësi dhe ullishta. Ngjarja ndodhi pasditen e...

Kroacia rikthen shërbimin ushtarak me detyrim, po Shqipëria?

Qeveria e Kroacisë ka dërguar sot për miratim dhe ndryshim Ligjin për mbrojtjen dhe shërbimin në Forcat e Armatosura, i cili përfshin rikthimin e...

Berisha: Ramiz Alinë e quanin Gorbaçovi i Ballkanit, ishte shumë interesant

Sali Berisha sot ishte në Bashkinë e Kavajës, për të kujtuar ngjarjen e 35 viteve më parë kur shqiptarët guxuan të futeshin brenda ambasadave...

Lajme të tjera

Web TV