Intervistë me regjisorin e ri, Ermal Qori, sfida e tij me kinemanë pas studimeve për gazetari dhe kulinari
Nga Enkelejda Fishekaj
Pa dyshim që të gjithë ne kemi dëshira dhe pasione kundrejt gjithçkaje, por sa luftojmë për t’i çuar deri në fund? Për këtë na tregonnë një intervistë për gazetën “Fjala” regjisorii ri, Ermal Qori, i cili sapo ka realizuar projektin e jetës së tij, filmin “Lokomotiva”. Ermali, 25 vjeç, ka arritur të realizojë filmin e tij të parë artistik pas një pune disamujore dhe pa asnjë përkrahje financiare. Puna i është shpërblyer nga publiku, që prej disa javësh po e ndjekfilmin në kinematë e Tiranës dhe të rretheve. Ermali ka vendosur që fitimet të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Filmi është një himn për bukuritë natyrore të Shqipërisë, ku një grup të rinj janë lokomotiva që na udhëheq në udhëtime aventureske në vendet më të bukura.
Filmi “Lokomotiva” është një nga filmat më të rinj, i cili po jepet në kinema i realizuar nga vetëju. Mund të na tregoni si ju ka lindur ideja për këtëprojekt?
Kam marrë shkak nga një emision që unë kam bërë më parë,i cili vizitonte të gjitha vendet turistike më të bukura të vendit tonë dhe u frymëzova për të realizuar një film ku t’i përfshija të gjitha këto vende..
Me çfarë buxheti është realizuar ky film?
Ka nisur me zero buxhet dhe kështu ka shkuar deri në fund, por dua të shtoj diçka, të gjitha të ardhurat që do të ketë nga shitjet e biletave për këtë film, do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti.
A do të deklarohen diku këto të ardhura që shkojnë për këto familje?
Po, do të deklarohen të gjitha, sepse ne jemi në bashkëpunim me bashkitë dhe MinistrisëeArsimit, të cilat do ta bëjnë këtë gjë në mënyrë transparente.
Po aktorët si i keni përzgjedhur?
Aktorët nuk janë profesionistë, nuk kanë mbaruar për aktrim.Janë një grup të rinjsh, të cilët e kanë pasion dhe aty unë i kam përshtatur me karakteret e tyre.
Përse ky emër,“Lokomotiva”?
Sepse ky film është si një tren, i cili stacionohet në vendet më të bukura të Shqipërisë.
Cilat janë pasionet tuaja, përveç filmit?
Unë kam mbaruar për kulinari dhe gazetari, kështu që më lejoni të them se gatuaj shumë mirë dhe pjesën tjetër shkruaj.
Ju i keni botuar shkrimet tuaja?
Po,i kam botuar, por unë e s’bëj këtë gjë për shitje, shkruaj sepse është diçka që më plotëson dhe nuk e mbaj veten si profesionist në këtë fushë.
Çfarë vështirësish keni pasur në rrugëtimin tuaj artistik?
Përsa i përket filmit, ka pasur peripeci nga më të ndryshmet, duke nisur që nga xhirimet, të cilat janë bërë në mal dhe nuk kishim energji për të karikuar bateritë e kamerave, lodhje fizike dhe ajo që unë e thashë edhe më parë, ishte me zero buxhet.
Sa zgjasnin xhirimet?
Zgjasnin me orë të tëra, nga mëngjesi deri në darkë ose mesnatë, deri në orët e para të mëngjesit.
Saështë kohëzgjatja e filmit?
Filmi zgjat vetëm 50 minuta, por për 50 minuta do të shikoni një Shqipëri shumë të bukur, pasi janë vendet më të bukura në pamjet filmike. /Fjala.al