Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë një pikë mbushjeje të bombolave të gazit në kryeqytet.
Nga të dhënat e para mësohet se zjarri ka rënë në një pikë në rrugën “Myslym Shyri”.
Ende nuk dihen rrethanat e incidentit apo edhe dëmet e shkaktuara.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e rrethanave të incidentit. /Fjala.al