Puberteti i parakohshëm dhe ushqyerja, ekspertët ngrenë alarmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

T’i shohësh fëmijët të rriten është diçka e bukur për prindin, por në të njëjtën kohë burim frike dhe shqetësimi. Mendoni sa shqetësuese duhet të jetë të shohësh që kjo rritje është më e shpejtë sesa ajo e fëmijëve të tjerët. Shkurt, të shohësh djalin ose vajzën, 8-9 vjeç, që tashmë ka hyrë në pubertet, në një moshë problematike dhe delikate, është e vështirë nga disa këndvështrime.

Puberteti i parakohshëm është diçka me të cilën shumë prindër dhe fëmijë janë të detyruar të përballen, veçanërisht në epokën moderne, kur dukuria është bërë e përhapur. Kjo ka tërhequr vëmendjen e studiuesve, të cilët janë duke u përpjekur të kuptojnë pse gjithnjë e më shumë fëmijë po rriten më herët nga sa pritej. Dhe, vëmendja është përqendruar kryesisht te ndikimet që disa kompozime dhe ushqime mund të kenë në sistemin endokrin.

Puberteti i parakohshëm: Çfarë do të thotë?

Puberteti fillon kur hipotalamusi nis të sekretojë një sinjal kimik të quajtur hormoni që lëshon gonadotropinën. Gjëndra e hipofizës reagon duke lëshuar këtë hormon, përgjegjës për rritjen e gjëndrave seksuale (testikujt te meshkujt dhe vezoret te femrat). Gjëndrat seksuale nga ana tjetër prodhojnë hormonet seksuale, përfshirë testosteronin ose estrogjenin, që i japin “start” edhe pubertetit. Ky i fundit përkufizohet si i parakohshëm, kur shfaqja e shenjave të zhvillimit pubertal dhe e karakteristikave dytësore seksuale ndodh rreth moshës 8 vjeç për femra (në vend të 10-14) dhe në rreth 9 vjeç te meshkujt (në vend të 12-16).

Shkaqet e pubertetit të hershëm dhe roli i ushqyerjes

Shkaqet e pubertetit të hershëm mund të jenë një sëmundje (me origjinë gjenetike ose jo) dhe në raste të rralla, një tumor. Në shumë raste, një rol të rëndësishëm luajnë edhe faktorët mjedisorë e gjenetikë. Shkenca po eksploron edhe mënyra të reja studimi: ndikimi i mundshëm i disa agjentëve kimikë dhe i disa ushqimeve. Një hulumtim nga Universiteti i Kalifornisë, për shembull, ka ekzaminuar se si ekspozimi prenatal ndaj disa kimikateve mund të ndryshojë hormonet duke ndikuar në periudhën e pubertetit. Ky ekspozim ka të bëjë me produktet e jetës së përditshme: parfume, deodorante, kozmetikë, veçanërisht fitalatet, parabenet dhe konservantët që gjenden në to. Sa më e madhe të jetë sasia e kimikateve në trupin e nënës gjatë shtatzënisë, aq më e madhe është mundësia që vajzat të kalojnë një pubertet të hershëm. Nën “akuzë” për pubertetin e parakohshëm është edhe ushqyerja, kryesisht derivatet e asteroideve dhe proteinat e produkteve të ndryshme shtazore (qumështi, mishi). Edhe pse disa ekspertë e kanë përjashtuar këtë përfshirje, disa lëvizje kërkimore janë shtrirë në këtë linjë.

Lexo edhe :  Çfarë të konsumoni në mëngjes nëse dëshironi të bini nga pesha?

Një studim i kryer te vajzat që jetojnë në Arabinë Saudite, ka demonstruar një lidhje domethënëse mes moshës së pubertetit dhe konsumit të tepërt të mishit të viçit dhe pulës. Shqetësimi qëndron te hormonet dhe asteroidet që ato përmbajnë. Është konstatuar se një dietë e pabalancuar, e cila është shumë e pasur me mish, është një nga shkaqet kryesore të pubertetit të parakohshëm.

Si duhet trajtuar?

Vlerësimi i pediatrit për shpejtësinë e përparimit të shenjave klinike të zhvillimit pubertal dhe prirjen e ritmit të rritjes është i rëndësishëm. Zakonisht procedohet edhe me teste të endokrinologjisë pediatrie: teste gjaku, radiografi, ekografi. Zakonisht, rekomandohen edhe medikamente që stimulojnë ose frenojnë prodhimin e disa hormoneve. Ndërhyrja në rastin e pubertetit të parakohshëm nënkupton ruajtjen e funksioneve riprodhuese në moshë madhore, shmangien e parehatisë psikologjike për fëmijën (për shkak të ndryshimeve të trupit të vështira për t’u kuptuar) dhe në marrëdhëniet me të tjerët.

Këshilla të vlefshme

Preferoni ushqimin organik dhe ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, e domosdoshme për të gjitha fazat e rritjes normale dhe zhvillimit pubertal. Lexoni etiketat e produkteve, nga ato kozmetike tek ato të pastrimit për kujdesin personal apo detergjentet e shtëpisë, duke u përpjekur të shmangni ato që përmbajnë shumë substanca kimike ose toksike.

Praktikoni sporte për ta ndihmuar fëmijën të menaxhojë peshën dhe ta ndihmoni atë të kuptojë rëndësinë e një jetese të shëndetshme dhe aktive. Fëmijët mbipeshë kanë më shumë gjasa të hyjnë në pubertetin e parakohshëm. /Fjala.al

Të fundit

LAJM I FUNDIT/ Reagim i Erion Veliajt nga qelia

Reagim i Erion Veliajt: Mirëdita dhe bekime gjithsecilit! Kur Ols Dado me Erjon Banin më burgosën pa gjyq dhe më ndaluan...

Zgjedhjet e 11 majit, mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar, afati deri më 4 mars

Mbi 160 mijë emigrantë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 11 majit, sipas KQZ-së. Në një njoftim publik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i...

Çfarë po ndodh me Flori Mumajesin? Miku i tij zbulon lajmin e mirë

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi, prej kohësh i ka munguar muzikës shqiptare dhe skenës, por emri i tij...

Gjeniu shqiptar, Artin Dauti: Në moshën 13 vjeç kam ndërtuar makinerinë time të parë

Artin Dauti, studenti nga Tetova, i tërhequr pas shkencës, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, tregon se që i vogël ishte i tërhequr...

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika paraqitet në SPAK

Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. TIRANË - Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme...

Lajme të tjera

Web TV