Apeli i një nënë nga QSUT: Foshnjën 45 ditëshe e mbaj në makinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjendja alarmante dhe frikësuese nga virusi që po tmerron botën ka bërë që edhe në vendin tonë të ketë probleme madhore jo vetëm me sëmundjen e gripit por edhe me menaxhimin e situatave emergjente që vijnë në urgjencat e spitaleve.

Alarmi si gjithnjë vjen nga qendra më e madhe spitalore në vend, ku një grua i ka thënë tv ABC se po e ndërron dhe e ushqen foshnjën e vet vetëm 45 ditëshe në makinë, pasi askush nuk ia merr përsipër të ia shtrojë.

Sipas të dhënave kjo grua-nënë detyrohet ta ushqejë dhe ndërrojë foshnjën 1-muajshe e gjysmë në makinë, në temperatura të ulëta. Ajo ka dy ditë që shkon në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT, por askush nuk shqetësohet për gjendjen e fëmijës. Kolla i dëgjohet qartë edhe për ato pak minuta që qëndron para kamerës.

Nëna e foshnjës tejet e shqetësuar kërkon ndihmë:  “U bë 2 orë që po pres me foshnjën këtu në makinë. E kemi sjellë ditën e parë dhe mjekja dha se kjo ka nevojë të shtrohet në pavijon por nuk ka vende. I thashë si do bëhet, por s’mora përgjigje. Po vijnë të tjerë nga Shkodra dhe po i shtrojnë. Unë e kam shtëpinë këtu afër (tek Amerikani) vjen fundi nuk ka vende…Po si do bëhet me këtë fëmijë tani?!”

Ende nuk dihet se çfarë do bëhet me fatin e atij fëmije, ndonëse thuajse çdo ditë ministrja e Shëndetësisë bashkë me kryeministrin kanë promovuar ambiente shtesë për të sëmurët, ambiente që si duket mbyllen me orar zyrtar! n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV