Basha: Për krimin shtetëror në Thumanë, asnjë i arrestuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy muaj pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 njerëz, kryeopozitari Lulzim Basha lëshon akuza të shumta në drejtim të Qeverisë së Edi Ramës. Ai akuzon Qeverinë se ka dështuar të menaxhojë situatën, ndërkohë që qytetarët vijojnë të vuajnë pasojat.

“Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara”, thotë Basha, teksa thekson se rënia ekonomike e Durrësit po sjell rënie ekonomike në të gjithë vendin.

“Dy muaj pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ndërsa përkujtojmë me dhimbje 51 jetët e humbura, të gjithë jemi dëshmitarë sesi shteti i babëzisë dhe korrupsionit ka dështuar në çdo detyrë. Sot nuk ka ende një faturë reale dëmesh të vlerësuara. Sot nuk ka ende një vlerësim përfundimtar të objekteve të pabanueshme dhe të dëmtuara. Sot ka ende mijëra familje që kalojnë ditët e ftohta nëpër çadra, pa asnjë ndihmë nga shteti. Sot qytetarët vazhdojnë të sorollaten nga njëra zyrë në tjetrën për të marrë bonusin e qerasë. Sot ka mijëra qytetarë të cilët nuk kanë ku të fusin kokën dhe nga dëshpërimi, janë futur në banesat e dëmtuara duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të fëmijëve. Sot fëmijë e të moshuar janë në gjendje të rënduar shëndetësore për shkak të kushteve të vështira në të cilat po mbijetojnë që prej dëmtimit të shtëpive. Ende banorët pyesin se cfarë do të bëhet me shtëpitë e tyre, por nuk marrin përgjigje. Ende sot nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në ringritjen e biznesit në Durrës e në zona të tjera të dëmtuara nga tërmeti. Shumë biznese po mbyllen e qindra qytetarë po mbeten pa punë. Rënia ekonomike e Durrësit sjell rënie ekonomike të të gjithë vendit”, shprehet Basha.

Lexo edhe :  FOTO/ Berisha i shoqëruar me dhjetëra badigardë në SPAK, kush i paguan?

Basha akuzon Ramën edhe për mungesën e arrestimeve në Thumanë, ku shembja e dy pallateve i mori jetën 24 njerëzve.

“Sot është e qartë për qytetarët se kjo qeveri dhe ky kryeministër i dështuar prodhon vetëm gënjeshtra dhe korrupsion, gjë të cilën e vërtetoi edhe raporti i Transparency International. Nëse 150 milion dollarët që Edi Rama u jep 10 oligarkëve do të ishin akorduar për qytetarët, sot do të ishin strehuar në banesa me qera cdo qytetar që është lënë në mëshirë të fatit. Nëse qeveria do të kishte miratuar paketën ndihmëse për biznesin e dëmtuar, do të kishte nisur rimëkëmbja. Ndërkohë për krimin shtetëror në Thumanë që mori 24 jetë, nuk ka asnjë të arrestuar, asnjë hetim serioz, vetëm heshtje nga prokuroria politike që mbron Dakon dhe Bushin me urdhër të Edi Ramës. Cdo ditë dështimi dhe mashtrimesh, është një ditë vuajtjesh më shumë, një mundësi e humbur për tu ardhur në ndihmë qytetarëve në nevojë dhe për të kontribuar në rimëkëmbjen ekonomike dhe rikthimin në normalitet të jetës së mijëra familjeve. Dhimbja dhe vuajtja e tyre nuk mund të kapërcehen me lugën bosh të një kryeministri të dështuar”, thotë kreu i PD.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV