Eksperti: Tërmeti, pllaka arabe u shty në drejtim të Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mekanizëm i njohur është ai që shkaktoi tërmetin me magnitudë 6.8 në Turqi. Duke cituar sizmologun Aybige Akinci, nga Instituti Kombëtar turk i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, mediat italiane thonë se “origjina gjendet tek shtyrja e pllakës arabe në drejtim të Veriut”.

Tërmeti, sipas ekspertit, ndodhi në atë që njihet si ndarja e Anadollit Lindor: është një zonë mjaft e njohur dhe tejet aktive që shtrihet për rreth 500 kilometra në pjesën lindore të vendit dhe që kohët e fundit, ka shkaktuar tërmete të rëndësishme, siç është ai i madhësisë 6.1 në 2010 dhe ato me madhësi 6.4 dhe 6.8 në vitet 2003 dhe 2005.

“Në përgjithësi”, vazhdon eksperti, “ne e dimë se Turqia është një zonë shumë sizmike. Thjesht mendoni se katalogu instrumental i tërmeteve ka regjistruar nga 1900-ta e deri më sot më shumë se 300 tërmetet të magnitudës mbi 4. Dhe ndarja e Anadollit Lindor, që lëviz me ritmin e 10 milimetrave në vit, është një prej dy më aktiveve në vend. Tjetra është ajo e Anadollit verior që shtrihet për 1.500 kilometra, duke e përshkuar të gjithë Turqinë nga Lindja në Perëndim dhe lëviz me një ritmin e 20 milimetrave në vit. Për shkakun e kësaj të fundit, ndodhi dhe tërmeti i Izmitit në 19999-itën, I cili shkaktoi më shumë se 17,000 viktima. Për këtë arsye, autoritetet vendase janë përfshirë prej disa vitesh në një projekt madhor për rindërtimin dhe sigurinë e ndërtesave ekzistuese, si pjesë e përpjekjeve për të zbutur rrezikun sizmik, veçanërisht në zonën e Stambollit”.

Të fundit

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj,...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Lajme të tjera

Web TV