Koronavirusi/ Shkon në 56 numri i viktima, 16 qytete të izoluara në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka shkuar në 56 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga virusi misterioz në Kinë. Ndërkohë një gazetë shtetërore ka shkruar se autoritetet e shëndetësisë në vend kanë nisur punën për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit.

Përveç të vdekurve, rreth dy mijë persona tashmë janë të infektuar nga ky virus. Sipas të dhënave mësohet se pos qyteteve që kanë qenë nën masa të rrepta sigurie, kësaj disipline që na dita e djeshme iu ka shtuar edhe një zonë bregdetare. Bëhet fjalë për Shantou-n, një zonë shumë larg epiqendrës, por që autoritetet kanë pikasur shenja të dukshme të virusit vdekje prurës.

Gazeta “People’s Daily” gjithashtu ka raportuar se qeveria kineze ka dërguar një staf mjekësor ushtarak prej 450 personave në qytetin ku janë shënuar më së shumti raste të virusit, Wuhan, përfshirë ekspertët që janë marrë më parë me viruset Sars dhe Ebola.

Në anën tjetër, ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne, ka thënë se qeveria australiane është duke punuar me autoritetet kineze për të biseduar rreth ndihmës për udhëtarët australianë që u janë nënshtruar kufizimeve të udhëtimit në Kinë.

Edhe vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Francën, kanë bërë plane për evakuimin e shtetasve të tyre që ndodhen në zonat e prekura nga virusi në vendin e madh aziatik, bën me dije “The Guardian”!

Autoritetet kineze kanë njoftuar se pas Wuhan-it, edhe qyteti bregdetar i Shantou-t, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra larg epiqendrës së virusit, do të vendosët nën masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.

Nga e hëna, në këtë qytet nuk do të mund të futen vizitorët, veturat dhe anijet. Autoritetet tashmë i kanë vendosur nën masa të izolimit 15 qytete të tjera, por Shantou është qyteti i parë jashtë provincës Hubei që bëhet pjesë e masave. n.k/Fjala.al/

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV