Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve, publicisti Etemaj boton një monografi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Publicisti Lulëzim Etemaj, një prej nismëtarëve të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1991), ka dorëzuar në shtyp monografinë “Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve në Kosovë (1990-1991)”, e cila do të dalë nga shtypi në fillim të muajit shkurt, kur kjo lëvizje mbushë 30 vjet nga themelimi.

Sipas botuesit të këtij libri, Berat Armagedoni, Lulëzim Etemaj, ka ruajtur, ka mbledhur dhe ka prezantuar letra, fotografi, faksimile dhe ka punuar gjatë dhe me pedanteri shkencore për ta publikuar këtë libër, i cili është i pari për Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve (1990-1991), e që publikohet me rastin e 30-vjetorit të kësaj lëvizjeje, e cila shoi hasmëritë mes shqiptarëve edhe në Kosovë, edhe përtej saj.

Autori e ka kryer punën e vet. Edhe ne, po ashtu, së bashku me disenjatorin dhe faqosësin Adnan Asllani. Tash po e dorëzojmë në shtyp. Nga data 2 shkurt do ta gjeni në të gjitha libraritë e Prishtinës, por edhe në Prizren, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Skenderaj, Mitrovicë, Klinë… do të shpërndahet edhe përtej Kosovës. Do t’u bjerë në dorë jo vetëm atyre trimave që ngrenë gishtin e krimit, por dhe sidomos atyre që shtrinë dorën e pajtimit, të cilëve edhe u kushtohet: Të gjithë atyre zemërgjerëve, që shtrinë dorën e pajtimit”, ka shkruar Armagedoni në një njoftim që ka bërë në llogarinë e vet në rrjetin social “Facebook”.

Të fundit

Jam një refugjat ligjor në Britani. Pse trajtohem gjithmonë si kriminel?

Kam takuar njerëz të mrekullueshëm këtu, që më kanë bërë të ndihem se i përkas kësaj shoqërie – por...

Rama: Muzeu Arkeologjik i Durrësit rikthehet në vjeshtë me mbi 2400 objekte historike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400...

Trump shtrëngon vizat, 55 milionë të huaj nën lupën e Departamentit të Shtetit

Departamenti i Shtetit amerikan ka nisur shqyrtimin e mbi 55 milionë të huajve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë, raporton Associated Press. Departamenti...

Lufta Rusi–Ukrainë, Kallas: Shkëmbimi i territoreve ukrainase është një kurth i Putinit

Shefja e diplomacisë së Bashkimit, Kaja Kallas, ka paralajmëruar se Ukraina nuk duhet të pranojë që vendi t’i lëshojë territore Rusisë për të arritur...

Shkëlzen dhe Argita Berisha në krye të PD? Gazetari: S’ka asnjë sekret

I ftuar në emisionin “Ora e fundit” në ABC News, gazetari Ardit Rada u pyet nëse fëmijët e Sali Berishës janë një opsion për...

Lajme të tjera

Web TV