Superiorja/ Çfarë pritet të ndodh në sfidën Kukësi-Partizani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre sfida do të mbyllin sot javën e 19-të të Kategorisë Superiore, ku Teuta do të presë ekipin e Bylisit në Niko Dovana, Tirana do ndeshet me Luftëtarin në Selman Stërmasi, ndërsa Kukësi do përballet me Partizanin në stadiumin Air Albania.

“Djemtë e detit” vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 0-1 ndaj ekipit të Laçit, ndërsa Bylisi e mbylli javën e kaluar me disfatën 2-1 në takimin me bardheblutë e kryeqytetit. Kjo ndeshje për ekipin e Teutës është e rëndësishme për t’u ruajtur nga zona e rrezikut ndërsa për skuadrën e Ballshit, duhet fitore për t’u rikthyer në pretendentë të titullit kampion.

Ndeshja e dytë ajo midis Tiranës dhe Luftëtarit është po ashtu jetësore për të dyja këto skuadra. Kryeqytetasit e drejtuar nga Emmanuel Egbo do kërkojnë fitoren e pestë radhazi në mënyrë që të kalojnë në vend të parë, megjithatë duhet theksuar se për ta arrirë atë bardhebluve u duhet edhe humbja e skuadrës së Kukësit.

Ndërsa, Luftëtari i vendit të parafundit duhet të marrë disa fitore të njëpasnjëshme në mënyrë që t’i shpëtojë rrëzimit nga kategoria. Rikujtojmë se takimi i javës së 18-të me Kukësin pati një sërë akuzash, pasi sipas skuadrës së Gjirokastrës atyre iu anulua një gol dhe iu mohua një penallti.

Takimi i fundit, ai që është cilësuar edhe si supersfida e javës ndeshja midis Kukësit dhe Partizanit pritet të ketë shumë ndjekës. Verilindorët e vendit të parë do mundohen të rikthehen me fitore pas barazimit 0-0 në Gjirokastër. Ndërsa, kampionët ende në fuqi duket se kanë pasur disa javë jo të mira. Sfida e kaluar me ekipin e Skënderbeut rezultoi të ishte shumë demotivues për “Demat” të cilët humbën me përmbysje me rezultatin 3-2 në Korçë.

Lexo edhe :  Nuk ka më dyshime/ Real Madrid zyrtarizon transferimin e Trent Alexander-Arbold

Dy ndeshjet e luajtura dje, ajo midis Skënderbeut dhe Flamurtarit u mbyll me rezultatin 1-0, ku shënuesi i golit të vetëm ishte Dejvi Bregu, duke i fundosur akoma më shumë vlonjatët. Ndërsa, ndeshja midis Vllaznisë dhe Laçi përfundoi me barazimin e bardh 0-0.

Ndeshjet Teuta-Bylis dhe Tirana-Luftëtari do të luhen në orën 16:00, ndërsa takimi Kukësi-Partizani do të mbahet në orën 19:00./Katerina Tafa/ Fjala.al/

Të fundit

Jozi dhe Loredana i japin fund lidhjes?

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, një nga marrëdhëniet që ngjalli më shumë kureshtje...

Studimi/ Pse të rinjtë nuk duan të martohen më?

Dikur martesa ishte qëllimi përfundimtar i çdo lidhjeje. Sot? Jo më. Brezi i ri po sheh martesën me sy të ndryshëm – jo më...

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta/ Linjat hekurudhore do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije...

Përmbytjet në Rumani kërcënojnë një nga minierat më të mëdha të kripës në Evropë

Përmbytjet e mëdha, të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, që goditën Rumaninë të enjten kërcënojnë të shkatërrojnë minierën e kripës Pride, e...

Cilat vende kanë pensionet më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Pensionet janë burimi kryesor i të ardhurave për të moshuarit në Evropë, sipas raportit të OECD-së “Pensionet në një vështrim 2023”. Në shumë vende evropiane,...

Lajme të tjera

Web TV