Vetting-u, kërkohen rreth 80 magjistratë për KLP dhe KLGJ!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mori dorëheqjesh po edhe shkarkimesh kanë bërë që këshilli i Lartë i prokurorisë dhe i Gjykatës të trefishojnë pranimet në magjistraturë. Bëhet fjalë për vitin 2020-21, kohë në të cilën pretendohet që numri i të pranuarve në shkollën e Magjistraturës të jetë i madh.

Të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për 180 shkarkime dhe dorëheqje. Zyrtarisht bëhet me dije se për vitin akademik 2020-2021, KLP ka vendosur të rekrutojë 35 magjistratë për prokurorë ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor 40 magjistratë për gjyqtarë, diku te një shifër që afrohet 80 magjistratëve.

Prej jo pak po 20 vitesh, kur magjistratura ka hapur dyert për herë të parë ky është numri më i lartë i pranimeve pasi më herët kanë variuar nga 8 deri në 25 magjistratë. Të gjithë magjistratët të cilët do të rekrutohen për të ndjekur studime tre vjeçare, 2 vite teori dhe një vit praktikë në Prokurori e Gjykata do t’i nënshtrohen Vetting-ut në dy faza.

Nisja e shkollës prej tyre do të bëhet pasi më parë KLP dhe KLGJ do të japin dakortësinë për ta dhe po ashtu emërimi do të bëhet përpara se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit t’i certifikojë. Shkolla e magjistraturës pritet që në fillim shkurtit të transferohet pranë Polit të Drejtësisë aty ku do të kenë selinë edhe shumë institucione të reja si KLP dhe KLGJ. n.k/Fjala.al?

Të fundit

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Lajme të tjera

Web TV