Fjalimi i parë i Yuri Kim: Korrupsioni duhet të hiqet nga sistemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalimi i parë i Yuri Kim si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri ishte i qartë: “Ne jemi ende me ju krah për krah.”

Ambasadorja amerikane dha mesazhe të forta të mbështetjes së Uashingtonit për prespektivën evropiane të Shqipërisë, si dhe për domosdoshmërinë që korrupsioni të dalë jashtë sistemit.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim aspiratën e popullit shqiptar për liri dhe drejtësi. Pres me kënaqësi të punoj me udhëheqësit e Shqipërisë derisa ata marrin masa të forta dhe të nevojshme për të përfunduar reformën në drejtësi dhe për të hequr korrupsionin nga sistemi”, tha Kim.

SHBA-të janë të përkushtuara të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë, theksoi ambasadorja Kim, duke shtuar gjithashtu se, SHBA-të janë të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë të forcojë kandidaturën e saj për anëtarësim në BE.

Yuri Kim i kushtoi një rëndësi të madhe edhe aktit të presidentit amerikan Woodroë Wilson, për të cilin tha se “ndaloi ndarjen e Shqipërisë në konferencën e Parisit”.

“Presidenti amerikan përdori fuqinë e SHBA për të mbështetur një Shqpëri të pavarur, kundër çdo gjase ai priti një përfaqësues të Shqipërisë në Uashington dhe mbështeti anëtarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Pas Luftës II Botërore, qeveritë tona morën rrugën të ndryshme, por edhe kur qeveritë nuk e njihin njëra-tjetrën, popujt tanë mbajtën pranë njëri-tjetrin. Ne qëndruam të lidhur dhe flisnim nëpërmjet Zërit të Amerikës, që nuk jepte vetëm lajme, por shpërndante shkëndija shprese. Shkëndija e shpresës ndezi shpejt të gjithë Shqipërinë dhe ne ndejtëm me ju kur u çliruat ga komunizimi. Është një moment që duhet të ndiheni krenar. Kemi qëndruar krah jush që atëherë duke mbështetur hyrjen tuaj në NATO dhe përpjekjet për t’u anëtarësuar në BE. Sot qëndrojmë me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë dhe sovranitetin të Shqipërisë, por edhe në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë”, theksoi ambasadorja.

Lexo edhe :  Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

E di se ka punë të vështirë përpara, shtoi Kim, por e dimë se puna e vështirë është më e lehtë kur ke aleatë në krah.

“Ashtu siç qëndruam me ju në 1920, 1991, 1999 dhe në 2009, ne qëndrojmë sërish me ju për t’ju mbështetur në familjen evropiane”, tha ambasadorja amerikane.

Çfarë përfaqësojnë 4 vitet që Yuri Kim veçoi në marrëdhëniet e SHBA-së me shqiptarët

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV