Gjeoshkenca/Tërmeti i nëntorit 9 ballë në Hamallaj e Durrës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas tërmetit në Turqi dhe lëkundjeve të fundit që janë ndjerë në vendin tonë, vëmendja sërish kthehet tek ai moment thuajse apokaliptik i 26 nëntorit. Por në fakt, ne dimë shumë pak nga e vërteta e atij momenti.

Më në fund Instituti i Gjeoshkencës ka bërë të ditur se në fakt, në disa zona të Durrësit, tërmeti ka patur tjetër lloj fuqie me pjesën tjetër të vendit.

Tërmeti i datës 26 nëntor 2019 me magnitudë 6.4 ishte ndjerë  IX ballë në Hamallaj, Jube dhe Rrushkull, VIII-IX ballë në qytetin e Durrësit, Sukthit dhe në Kuraten.

Sipas të dhënave zyrtare të IGJEUM, tërmeti është ndjerë në qytetin e Shijakut, Golemit, Vorës, Thumanë, Mamuras etj, VII ballë në qytetin e Tiranës, Rrogozhinë Milot, Velipojë etj., VI ballë në qytetit  Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Librazhdit, Fierit,V ballë në qytetet e Tepelenës, Korçës, Tetovës dhe Niksicit, Prishtinës, Dubrovnikut, Korfuzit, Leces, Otrantos etj; IV ballë në qytetet Janina, Preveza, Nish, Sarajeve, Taranto etj.

Ndryshe nga magnituda, shkalla evropiane makroseismike EMS-98  mat forcën e tërmetit me ballë është shkalla e parë e intensitetit sizmik, e krijuar për të inkurajuar bashkëpunimin midis inxhinierëve dhe sizmologëve, në vend që të përdoret vetëm nga sizmologët. Ajo është një manual të detajuar, i cili përfshin udhëzime, ilustrime dhe shembuj të aplikimit.

Për dallim nga shkallët e madhësisë së tërmetit, të cilat shprehin energjinë sizmike të lëshuar nga një tërmet, intensiteti EMS-98 me ballë tregon se sa fuqishëm një tërmet ndikon në një vend të veçantë. Shkalla e EMS-98 me ballë ka 12 kategori ku shkalla 9 ballë është shkatërruese, dhe pastaj të tre shkallët e tjera deri tek 12 janë shumë shkatërruese.

Lexo edhe :  Plani i rritjes së BE për Ballkanin, tre projektet e para të Shqipërisë 32 milionë euro

Tërmeti tjetër i madh i datës 26 dhjetor në orën lokale 07:08 pati një intensiteti i tërmetit në epiqendër VII-VIII ballë (EMS-98) në detin Adriatik dhe u ndje VII-VIII ballë në Patok, Lalëz, Shetaj, VII ballë qytetin e Laçit, Milot, Thumanë dhe ne Hamallaj, VI-VII në qytetin e Vorës, Krujës, Lezhës, Ulqint; VI ballë në qytetet e Durrësit, Tiranës, Rrëshenit, Velipojës etj; V ballë në qytetin e Shkodrës, Pukës, Bulqizës, Elbasanit, Lushnjës; IV ballë në qytetet Tepelenë, Korçë, Pogradec, Dibër, Tetovë dhe Podgoricë etj.

Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për muajin nëntor në vendin tonë sizmitetin të nivelit më të lartë që prej tërmetit të 15 prillit 1979 (M 6.9). Rritja më e madhe e aktivitetit sizmik u regjistrua në Perëndim të Shqipërisë e shprehur me tërmetin e Durrësit me magnitudë 6.3, më 26 nëntor, në orën 03:56 me orën lokale që është dhe tërmeti më i fortë i 40 viteve të fundit.

Gjatë muajit nëntor janë lokalizuar 420 tërmete me magnitudë që varion nga 0.7 në 6.3 (Richter), dhe më i forti me ML- 6.3 Rihter, 4 prej tyre me magnitudë ML – 5.0 Richter, 30 prej tyre me ML- 4.0 dhe 139 prej tyre me Ml- 3.0 Rihter. Burimi ‘Monitor’/Fjala.al/

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV