Ministrja Manastirliu: Nuk jemi të rrezikuar nga virusi aq sa Europa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur për situatën e përgjithshme dhe masat që janë marra në lidhje me mundësitë e përhapjes së coronavisusit.

Sipas saj Shqipëria mbetet me rrezikshmëri të ulët për sa i përket infektimit nga virusi coronavirus dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme. Ajo shton se çdo veprim në Shqipëri është në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë

“Aktualisht Instituti i Shëndetit Publik ka marrë masat bashkë me të gjitha spitalet e vendit. Sipas rekomandimeve deri në këto momente komiteti i posaçëm nuk ka shpallur situatën e emergjencës por është në monitorim.  Kjo situatë në Shqipëri po menaxhohet dhe çdo veprim është në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë.”, -u shpreh ajo.

Minsitrja u shpreh se sipas informacioneve të mara në OBSH nuk është informuar ende për ndonjë kufizim në ushqim, ndërkohë që ka konfirmuar se janë marrë masat e nevojshme për rritjen e sigurisë në pikat kufitare. Mospatja e një linje ajrore drejtpërdrejt me Kinën na bën një vend me risk më të ulët infektimi se vendet e tjera Europiane.

“OBSH nuk rekomandon ndonjë kufizimn në ushqim. Ne kemi marrë masat për rrijten e sigurisë në pikat kufitare. Duhet thënë se duke mos pasur linja ajrore me Kinën jemi më risk më të ulët se vendet Evropiane.  Kapacitetet tona për të përballuar këto situata janë të konfirmuara tashmë.  Kemi një laborator të standardizuar për identifikimin e diagnozës për sa i përket visursi, gjithashtu staf të trajnuar për të trajtuar rastet e infektuara, kemi kapacitete për sterilizim dhe ekipe mjekësore të përgatitura. Çdo hap që në bëjmë është në zbatim të rregullores ndërkombëtare të shëndetit.”, -është shprehur ajo./Fjala.al

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV