Ndeshja me Teutën në “Air Albania”? Tirana pyet tifozët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kategoria Superiore do të rikthehet sërish më datë dy  shkurt, ku një nga ndeshjet që duket më interesante është ajo midis skuadrës së Tiranës dhe asaj të Teutës.

Ekipet të vendit të dytë dhe të tretë të kategorisë do të përballen në javën e 20-të me njëri tjetrin për të synuar grumbullimin e sa më shumë pikëve në mënyrë që të marrin vendin e parë të Superligës.

Për këtë sfidë bardheblutë e kryeqytetit kanë bërë një sondazh në “Facebook” ku i pyesin mbështetësit e tyre, nëse duhet ta luajnë takimin me “Djemtë e detit” në stadiumin “Air Albania” dhe jo në “Selman Stërmasi”.

Sondazh ?

️ Duke vleresuar shume te rendesishme ndeshjen e rradhes ne kampionat, KF Tirana fton tifozet bardheblu te votojne me komente njeren nga dy alternativat e mundshme.

️ “Air Albania” apo “Selman Stermasi”, ne cilin stadium deshironi te luhet ndeshja Tirana – Teuta, te dielen ora 17:00.

️ Sondazhi behet per te siguruar nje mbeshtetje masive te tifozerise bardheblu.”-thuhet në postimin e bardhebluve.

Ky takim do të mbahet në orën 17:00 ditën e Djelë, por vendi se ku nuk është vendosur ende. Rikujtojmë se në ndeshjen e fundit atë me skuadrën e Luftëtarit, Tirana mori një fitore spektakolare me rezultatin 5-1, ndërsa Teuta fitoi 1-0 ndaj skuadrës së Bylisit.

Dy ndeshje të tjera që do të luhen në datën 2 shkurt janë ajo midis Luftëtarit e Partizani si dhe Flamurtari-Kukësi. Ndërsa, më 3 shkurt do zhvillohen dy takimet e fundit Laç-Skënderbeu dhe Bylis-Vllaznia.

Datat dhe oraret:

Luftëtari-Partizani   2 shkurt ora 14:00

Tirana-Teuta              2 shkurt ora 17:00

Flamurtari-Kukësi     2 shkurt ora 17:00

Bylis-Vllaznia               3 shkurt ora 14:00

Lexo edhe :  Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Laç-Skënderbeu        3 shkurt ora 14:00/Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

U plagos pas një konflikti për motive të dobëta, 28-vjeçari në gjendje kritike për jetën

I plagosuri me armë zjarri pasditen e sotme në Hamallaj të Durrësit është në gjendje kritike për jetën. 28-vjeçari...

Droni rus rrëzohet në Poloni, reagon ministria e jashtme: U shkel hapësira jonë ajrore

Një dron rus është rrëzuar gjatë natës në Poloninë lindore, duke shkaktuar reagim të fortë nga autoritetet e vendit. Sipas mediave vendase, objekti i paidentifikuar...

Ylli Pata: Të vërtetat e vonuara të Edmond Spahos për shkatërrimin e PD

Në një replikë në distancë, ish-deputeti Edmond Spaho me Ilir Alimehmetin, ka pohuar për herë të parë një fakt që prej vitesh opozita ka...

‘Zbutjen’ Trump-Putin, Berisha e sheh si ‘amnisti’ për paratë ruse?!

JAKIN MARENA - Në PD ka një keqkuptim shumë të madh me veten e kjo nuk ndodh për herë të parë! Në kushtet e...

Barcelona ka një ëndërr me kosto 100 mln euro

Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez. Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit...

Lajme të tjera

Web TV