Shkon në 41 numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në Turqi

Trupat e dy viktimave të ‘zhdukur’ nga tërmeti të cilët u gjendën nën rrënojat e një ndërtese të shembur, e çuan në 41 numrin e viktimave në Turqi.

Nga tërmeti me magnitudë 6.8 u plagosën gjithashtu më shumë se 16000 persona të tjerë. Së paku 45 vetë janë shpëtuar nga rrënojat, të gjallë, raportojnë mediat turke dhe ata ndërkombëtare.

Ekipet e shpëtimit kanë bërë një punë të lavdërueshme në drejtim të shpëtimit të sa më shumë jetëve.

Tërmeti goditi qytetin e Elazgi, i cili ndodhet 565 kilometra (350 milje) në lindje të Ankarasë. Autoritetet paralajmëruan njerëzit të mos ktheheshin në shtëpitë që mund të ishin të pasigurta. /Fjala.al