Vuan nga kanceri, ja shifra zhgënjyese e mbledhur për portierin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arben Beqiri, portieri i skuadrës së Trepçës është diagnostifikuar së fundmi me sëmundjen e kancerit.

Ky rast ka prekur të gjithë të pasionuarit pas këtij sporti, por dhe më gjerë, ku duket se shumë veta me anë të posteve në rrjetet sociale shprehën mbështetje për 31-vjeçarin.

Për këtë rast Superliga dhe Liga e parë e Kosovës vendosën në dispozicion llogari bankare për të mbledhur donacione që do i vinë në ndihmë futbollistit.

Në Asamblenë e Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës mbledhur ditën e sotme, u dorëzuan 16 zarfe nga 16 klube për Beqirin raporton “Insport”.

Megjithatë mësohet se shifra e mbledhur është zhgënjyese dhe se në total këto klube kanë dorëzuar vetëm 1600 €.

Kjo shumë mund të cilësohet edhe si qesharake në lidhje me rastin e lojtarit, pasi aq para nuk mund të bëjnë asgjë./Fjala.al/

Të fundit

Fenomeni i çuditshëm në Kinë/ Të rinjtë paguajnë që të shtiren sikur punojnë

Në Kinë po rritet një trend i pazakontë mes të rinjve të papunë: ata paguajnë kompani që t’u japin...

Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?

Auron Tare Në një video promocionale AADF në bashkëpunim me Ekipin e Komunales së Gjirokastrës, po promovojnë restaurimin e Gardhit rrethues të Qytetit Antik të Butrintit. Restaurimi i...

E vërteta për histerinë e emigracionit në Britani

Nesrine Malik Emigracioni ka qenë prej kohësh një temë e përhershme në diskursin politik britanik, saqë tani duket sikur, ashtu si “Zoti i Volterit”, nëse...

Barnat e reja për humbjen e peshës. Çfarë duhet të dini!

Në vitet e fundit, barnat e reja për humbjen e peshës kanë sjellë një revolucion në trajtimin e obezitetit. Këto barna, të njohura si...

Kur udhëhiqesh nga një kryeministër injorant që mendon se i di të gjitha!

Avokati, Spartak Ngjela ka hedhur një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një udhëheqës të paaftë që ka...

Lajme të tjera

Web TV