84 vjetori, Akademia e Shkencave ripropozon Kadarenë për çmimin Nobel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ismail Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi. Por kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë ka zgjedhur një ditë simbolike, 84 vjetorin e lindjes së tij për ta ripropozuar para Akademisë Mbretërore të Shkencave të Suedisë si kandidat për çmimin Nobel në letërsi.

Meritat letrare të shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadaresë, janë të shpallura edhe në kryeqendra të tjera të letërsisë dhe kulturës botërore.

Në vitin 2005 Kadare fitoi çmimin ndërkombëtar “The Man Booker” International Prize (Njeriu ndërkombëtar i vitit), i njohur si çmimi i nobelistëve, për të cilin konkurruan autorë nga të gjitha kontinentet dhe me njohje botërore. Ky është çmimi më i lartë që ka marrë letërsia shqipe qysh prej fillimeve të saj.

Në vitin 1992 ai fitoi çmimin Prix Mondial Cino Del Duca (Mondial Sino Del Duka)(Francë). Në vitin 2009 iu dha çmimi i “Asturias”, që shënjon mirënjohjen më të lartë për gjithë letërsinë hispanike.

Në vitin 2015 shteti i Izraelit i dha çmimin “Jerusalem”, që jepet për personalitete të letërsisë me ndihmesa të jashtëzakonshme në dobi të lirisë së mendimit.

Për kontributet e tij dhënëse e pasuruese në qytetërimin europian, Ismail Kadare është nderuar me urdhrin më të lartë të Francës: Kalorës, Oficer dhe Komandant i Legjionit të Nderit.

Gjatë vitit 2019 Ismail Kadare u shpall fitues i tri prej çmimeve më të rëndësishme letrare dhe intelektuale në shkallë botërore: në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ai mori trofeun Neustadt (Njustad), që konsiderohet Nobeli i Amerikës.

Me çmimin Pak Kyongni (Pak Knjonjí), që iu dorëzua në Korenë e Jugut, Kadare mori një prej vlerësimeve më të larta në një anë tjetër të globit, në Azi, duke e shtrirë në mënyrë sovrane përmasën e veprës së vet në shkallë botërore.

Të fundit

Hapësirat publike, Bashkia Tiranë: 20 mijë m² u rikthehen qytetarëve

Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit...

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u takuan sot me drejtorin sportiv...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

Lajme të tjera

Web TV