Atentati ndaj Inez Hajrullës, ekstradohet nga Italia njëri prej “qitësve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme nga Italia është ekstraduar Igli Memaj, ose siç thiret ndryshe me emrin “Suljoti”, i cili bashkë me Elmaz Dautin dhe Fatmir Hyseni dyshohet se kanë goditur Inez Hajrullën më 10 maj 2019 në Vlorë.

Tre personat e mësipërm janë pjesë e celulës së dyshuar edhe për vrasjen e Santiago Malkos në Tiranë.

Më konkretisht prokuroria e Vlorës për tentativën e vrasjes së Inez Hajrulla, ka identifikuar si pjesëmarrës në këtë atentat Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko.

Si për prokurorinë dhe për policinë e Vlorës, tashmë nuk ka asnjë dyshim që grupi i zjarrit në këtë sulm kanë qenë tre personat Fatmir Hyseni ose Elidon Musaj, që njihet ndryshe me nofkën “Doqia”,Gentian Dauti (Zoto) dhe Igli Memaj “Sulitoti”.

Hyseni momentalisht është shpallur në kërkim për këtë ngjarje, por edhe për vrasjen në Tiranë të ish-efektivit të policisë, Santiago Malko. Ndërkohë dy bashkëpunëtorët e tjerë Igli Memaj është ekstraduar nga Italia në Shqipëri dhe Gentian Dauti,i kapur në Itali pritet që shumë shpejt të ekstradohen në Shqipëri.

Fotot e siguruara nga pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë qartë momentin e sulmit, ku një person ka dalë nga mjeti “Range Rover”, tjetri ka ulur xhamin e derës prapa dhe ka qëlluar prej andej, ndërsa personi i tretë qëndron në timon.

Fotografitë e shkëputura nga filmimi i një kamere të një biznesi në vendngjarje, tregojnë se pas breshërive të para, një person ende i paidentifikuar është shtrirë në tokë, dhe fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

Pas dy qitjeve, autori që ka dalë nga makina është tërhequr me vrap duke hyrë brenda në “Range-Rover”, pasi njëri nga 6 djemtë që ndodhej në lokal, Inez Hajrulla, ka reaguar me një pistoletë që mbante me vete, duke bërë që autorët të ndërpresin sulmin dhe të largohen në drejtim të bashkisë së Vlorës dhe mandej në periferi të qytetit.

Lexo edhe :  'Ura për Shqipërinë 2030'/ Rama: Synojmë hapësira të reja me standarde europiane

Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës nëntë personat që kanë marrë pjesë në atentatin ndaj Hajrullës dhe miqve të tij, janë Fatmir Hyseni, “Doqia”, Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit “Çipurit”, Igli Memaj, Gentian Dauti, Serxho Ademi, Albano Goxhaj, Dejvison Serjani, Ardjan Ahmeti dhe Xheladin Merko. I vetmi që vijon të jenë në kërkim për këtë ngjarje është Fatmir Hyseni dhe Serxho Ademi.

Atentati në kompleksin “Oslo” vjen si pasojë e përplasjeve mes grupimeve në Vlorë dhe kjo ngjarje, për policinë dhe prokurorinë ka lidhje me atentatin e 17 shkurtit 2019, ku u synua të ekzekutohej me 78 plumba Armando Sulejmani “Çipuri”, por në këtë ngjarje mbetën të vdekur kunati i tij Resti Rexho dhe Arjan Hasanaj, të cilët u bënë shoshë nga plumbat. Vetë “Çipuri” në këtë ngjarje mbeti i plagosur lehtë dhe më pas u arrestua nga policia, për akuzën e “mbajtjes pa lejë të armëve”./Fjala.al

Të fundit

Mashtrimi global përmes telefonave, si mund t’iu boshatiset llogaria bankare/ Kujdes

Një mashtrim ndërkombëtar po ndodh përmes telefonave. Madje në vende si SHBA, Brazil, Britaninë e Madhe, Greqi dhe shumë...

Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

Nga Mero Baze Nuk është hall i lehtë të kesh të parin e shtëpisë të çmendur. E vetmja mënyrë që ta përballosh është të bësh...

SHBA, një hap larg ndalimit të aplikacionit TikTok

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në...

“Virusi i ri helm i hedhur nga dora e njeriut”/Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025

Konspiracionisti Alfred Cako komenton lajmet që vijnë nga Kina për virusin e ri që po qarkullon. I ftuar në një emision televziziv, Cakos është i...

Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

Një tjetër analizë bëri gazetari Poli Hoxha për një emision televiziv. Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë 80 mandate. Sipas tij, mazhoranca...

Lajme të tjera

Web TV