Euractiv: Nga mini-shengeni përfiton Serbia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euractiv, media e fokusuar në politikën e Bashkimit Evropian, ka publikuar një artikull për minishengenin Ballkanik, të cilin e konsideron project në favor të Serbisë.

Georgi Gotev shkruan në Euractiv se, “diplomatët ende po pyesin se çfarë fshihet pas nismës së Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të cilët tetorin e kaluar vendosën të avancojnë bashkëpunimin rajonal duke formuar një të ashtuquajtur “mini-Shengen” në Ballkanin Perëndimor.”

Në shkrim veçohen reagimet kundërshtuese të Kosovës për t’u bërë pjesë e nismës, hezitimi i Malit të Zi dhe dyshimet e Bullgarisë.

“Ajo që është e qartë është se nga mini-shengeni përfiton nga Serbia. Vendi i mbyllur me më pak se 7 milion njerëz (Jugosllavia ishte 23 milionë) duhet të projektojë veten në një kornizë më të madhe. Minishengeni ka potencialin për të përfshirë 12 milionë banorë. Shqipëria nuk ishte kurrë pjesë e Jugosllavisë, dhe akoma më mirë: siguron dalje në Adriatik, në vend të përfshirjes të Malit të Zi, Kroacisë dhe Sllovenisë. Dhe një bonus: (nisma) me të vërtetë e poshtëron Kosovën”, shkruan Euroactiv.

Gjukanoviç: “Shqipëria e Madhe”, ide e krijuar nga nacionalistët serbë

Të fundit

Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë së Kosovës, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për përfshirje në sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë së...

Prapaskenat tek Dortmundi, babai i Bellingham konfrontohet me trajnerin Niko Kovac

Drama shpërtheu te Borussia Dortmund pas raportimeve se prindërit e Jobe Bellingham u përpoqën të konfrontojnë trajnerin Niko Kovac, pas zëvendësimit të mesfushorit gjatë...

Vështirësohet pleqërimi, thellohet hendeku mes pagave dhe pensioneve

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Spitali i Gjirokastrës, Rama: Do u shërbejë mbi 60 mijë banorëve

Vijon puna për rikonstruksionin e Spitalit të Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i spitalit, ku përmes një posëtimi në rrjetet sociale,...

810 mijë euro të fshehura, gjobitet biznesi i mishit në Tiranë

Administrata Tatimore ka vijuar aksionin për formalizimin e tregtisë së produkteve bujqësore dhe blegtorale. Gjatë kontrolleve në Tiranë, një biznes që tregtonte produkte dhe nënprodukte...

Lajme të tjera

Web TV