Gatuso nuk ndalet, i merr lojtarin Milan-it

Gennaro Gatuso është duke përforcuar skuadrën e Napolit duke bërë një sërë afrimesh të reja në këtë merkato.

Me klubin e Napolit pritet që të bashkohet së shpejti lojtari i skuadrës së Milan, Rikardo Rodrigez, i cili do largohet nga kuqezinjtë.

Në një raportim të medies zvicerane  “Rsi.ch”, thuhet se mbrojtësi është shumë afër kalimit te skuadra e drejtuar nga Gatuso, vend ku shpreson të gjejë më shumë minuta.

Kohët e fundit ishte diskutuar për kalimin e tij te klubi turk i Fenerbahçes, megjithatë tashmë duket se këto fjalë janë zbehur dhe se kalimi i tij te Napoli është tashmë çështje norësh.

Rodrigez ka punuar për dy sezone te Milani me Gatuson, kohë në të cilën ishte edhe një titullar i padiskutueshëm dhe kjo gjë e favorizon mjaftueshëm mbrojtësin.

Zvicerani humbi vendin e titullarit te Milan që pas ardhjes së Teo Herandez dhe kjo ka bërë që ai të kërkojë me çdo kusht largimin nga klubi kuqezi./Fjala.al/