Ditën e djeshme policia italiane ka publikuar të dhëna në lidhje me një operacion për arrestimin e një të shumëkërkuari. Bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore që kishte mundur të largohej nga burgu.
Por në fakt, ai në momentin e arrestimin po festonte me të dashurën e tij datëlindjen e saj. Por policia ka treguar se pas 8 muajsh kërkime mundur që të arrestojë, shqiptarin Ervis Markaj, i cili u arratis nga qelia natën e 26 majit 2019 nga burgu i Carinola në provincën e Casertas.
Sipas mediave italiane Ervis Markja u arrestua natën duke u gdhirë 26 janari në Napoli në një lokal, ku e fejuara e tij po festonte ditëlindjen. Pas arrestimit është shoqëruar në burgun e Napoli-Poggioreale.
Ervis Markja dhe Adriatik Gega, u arratisën nga burgu i Carinolas. Sipas rindërtimeve të skemës së arratisjes, të dy janë larguar nga burgu mes orës 1 dhe 2 të mëngjesit në 26 majit. Ata sharruan hekurat e burgut dhe më pas u larguar pa lënë gjurmë ndihmuar edhe nga një shi i madh që po binte.
Adriatik Gega u arrestua në vitin 2012 në krahinën e Beneventos pasi akuzohej se ishte pjesë e një bande të specializuar për grabitje shtëpish. Ndërsa, Ervis Markja u arrestua në Janar 2016 së bashku me dy persona të tjerë pasi kishin sulmuar një makinë policie dhe kishin ofenduar punonjësin e policisë. n.k/Fjala.al/