“Kanabisi u rrit me 1200%”, Rama kundër RAI 3: Turp gazetaresk

Rama Rai 3 kanabis

“Turp gazetaresk”, e quan kryeministri Edi Rama kronikën e publikuar nga media italiane, Rai 3, ku ndër të tjera thuhej se mbjellja e kanabisit në Shqipëri është rritur me 1200%.

Sipas Ramës, lajmi nuk ka  asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza.

“Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën”, shkruan Rama.

RAI 3 me raport sekret: Në Shqipëri kultivimi i kanabisit u rrit 1200%