Koronavirusi/ Udhëtarët kinezë “i gjen belaja”, nuk pranohen në avion

Një grup pasagjerësh në Shanghai kanë refuzuar të udhëtojnë në të njëjtin avion me turistët nga Wuhan-i pasi vunë re se ata po konsumonin ilaçe kundër temperaturës.

Kjo ngjarje ndodhi dje në Japoni pak minuta para se avioni të nisej nga aeroporti ndërkombëtar “Chubu Centrair” afër qytetit të Nagoya.

The airport quarrel broke out when one middle-aged woman from Shanghai discovered a number of people sitting opposite to her in the airport lounge talking to each other in the Wuhan dialect, according to a blog written by Chinese journalist Xu Jingbo, citing sources

Thuhet se udhëtarët protestues të Shangait, rreth 70 prej tyre,nuk pranonin që banorët e Wuhan-it të udhëtonin me ta nga frika se mund të përhapnin koronavirusin tek të tjerët. Ndalimi çoi në një vonesë prej pesë orësh të fluturimit.

Pasagjerët nga Wuhan përfundimisht u lejuan të bënin fluturimin pasi personeli nga Konsullata e Përgjithshme Kineze në Nagoya – e thirrur nga linja ajrore – ndërmjetësoi dy palët.

Epidemia e koronavirusit ka vrarë të paktën 106 njerëz – të gjithë në Kinën – dhe më shumë se 4588 janë të sëmurë në të gjithë botën./Fjala.al/Burimi:DailyMail