Video/ Avioni ushtarak pa motorë ulet me përplasje mbi autostradën me automjete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në pamje dramatike të publikuara sot shihej një avion gjigant që kishte humbur fuqinë e motorëve dhe fluturonte vetëm disa metra mbi makinat në një autostradë në Turqi, para se të ulej me përplasje gjatë një manovre.

Avioni tipit C-160T Transall i forcave ajrore turke duhet të bënte uljen e improvizuar pas një avarie në ajër, në manovrat e 25 janarit.

Ai ishte ngritur nga baza ajrore e qytetit verior të Kayseri, por pas fikjes së motorëve shihej të fluturonte ulët mbi automjetet në autostradë, si dhe mbi stadiumin e qytetit me më shumë se 1 milionë banorë.

Në pamje shihet që vetëm një nga helikat e motorëve të tij funksionon teksa piloti arriti ta ulte atë duke u fërkuar në asfaltin e pistës, pasi rrotat nuk duket se iu hapën gjatë uljes.

Forcat ajrore turke thanë se fatmirësisht nuk kishte pasur viktima ose të plagosur dhe se avioni kishte pësuar vetëm dëme të vogla.

Zhvillimi vjen një ditë pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus me 65 të burgosur ukrainas dhe tetë vetë ekuipazh, në zonën kufitare mes vendeve, pas të cilën Rusia akuzon Kievin.

Edhe kjo tragjedi ishte regjistruar në kamera, ku shihej shpërthimi gjigant i përplasjes tragjike, pas goditjes nga artileria./DailyMail/

 

FOTO GALERI
1/3

Një avion gjigant që kishte humbur fuqinë e motorëve dhe fluturonte vetëm disa metra mbi makinat në një autostradë në Turqi
/O.S

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV