Natën e tërmetit në Turqi një burrë shpoi gomat e 160 makinave

Kamerat e sigurisë kanë kapur një burrë natën e tërmetit në Turqi teksa ka shpuar gomat e  160 makinave. Pasi ra tërmeti me magnitudë 6.8, një burrë ka dalë në rrugë dhe ka filluar të marrë me radhë të gjitha makinat e parkuara duke ju çarë gomat.

Kjo ngjarje ka përkeqësuar situatën pasi ndalonte që banorët të largoheshin nga zona duke i mbajtur të izolua pikërisht në momentet e panikut të shkaktuar nga tërmeti.

Pronarët janë nervozuar duke e cilësuar skandaloz si veprim dhe kanë kërkuar kapje sa më të shpejtë që të jetë e mundur nga autoritetet./Fjala.al

https://www.youtube.com/watch?time_continue=23&v=sKj34W19m-0&feature=emb_logo