Njihuni me 11 tërmetet më të fuqishme dhe më shkatërrimtare në botë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmetet janë kthyer në një makth tashmë kur shumë vende po goditen nga tërmete të fuqishme. Pas atij që goditi Shqipërinë nëntorin e vitit të kaluar duke lënë pas 51 të vdekur, 2020 ishte po kaq tragjik edhe për Turqinë, e cila u godit nga një tërmet shkatërrimtar para pak ditësh me mangintudë prej 6.8 rihter. Por cilët kanë qenë tërmetet më të fortë dhe shkatërrimtar që kanë goditur botën.

  1. Në mars të vitit 1957, tërmeti ka goditur ishujt Andreanof pranë Alaskës me magnitudë prej 8,6 rihter. Tërmeti shkaktoi edhe tsunami me dallgë prej 16 metra dhe një shpërthim vullkani. Shumica e ndërtesave u shembën, por për fat të mirë nuk pati numër të madh viktimash për shkak se zona ishte e pabanuar.
  2. Në vitin 1950, tërmeti goditi Tibetin në rajonin e Assamit me magnitudë 8.6. Shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa 1526 veta humbën jetën, mijëra të tjerë u plagosën.
  3. Në vitin 2005, tërmeti goditi Sumatrën. 8,7 ka qenë mangituda. Humbën jetën 1300 persona dhe pohohet se ka qenë tërmeti më i fuqishëm në Indonezi
  4. Në vitin 1965 tërmeti goditi ishujt Rat me magnitudë 8,7 Richter duke shkaktuar tsunami me dallgë prej mbi 10 metra. Për fat dëmet edhe këtu ishin të vogla.
  5. Në vitin 2010 tërmeti godet Kilin me mangitudë prej 8,8 Richter. Lëkundjet zgjatën rreth 3 minuta dhe është tërmeti i gjashtë për nga fuqia e tij i regjistruar ndonjëherë. Ky tërmet është reflektuar edhe në Argjentinë dhe Peru. Tërmeti shkaktoi tsunami që shkatërroi shumë qytete. Më shumë se 500 persona humbën jetën dhe shumë ndërtesa u shkatërruan.
  6. Në vitin 1952, tërmeti goditi Kamchatkën në Rusi me magnitudë 9 Richter. Numërohen nga 10 mijë në 15 mijë viktima.
  7. Në vitin 2011 tërmeti godet Tohokën në Japoni me manjitudë prej 9,1 Rihter. Ai është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur këtë vend. Ai shkaktoi një tsunami me dallgë që arritën në 40.5 metra. Tërmeti dhe tsunami u morën jetën 15894 njerëzve, ndërsa 6152 janë lënduar. 2562 janë ende të zhdukur.
  8. Në vitin 1964 një tërmet goditi Alaskën me magnitudë prej 9,2 Rihter. Ai zgjati 4 minuta dhe ka shkaktuar vdekjen e 143 personave.
  9. Në vitin 2004, një tërmet i fuqishëm goditi Oqeanin Indian. Tërmeti me magnitudë 9,3 ballë të shkallës së Rihter shkaktoi një tsunami që ka shkaktuar vdekjen e mbi 230 mijë njerëzve në rajonin e Indonezisë, Sri Lankës, Indisë dhe Tajlandës. Edhe ky një nga tërmetet më vrastarë në botë.
  10. Në vitin 1960 një tërmet i fuqishëm godet Valdivinë në Kili. Është ky tërmeti më i fuqishëm në Botë me magnitudë 9.5 Rihter. Ai shkaktoi një tsunami me dallgë mbi 10 metra. Numri i të vdekurve nga ky tërmet nuk është saktësuar asnjëherë, por dyshohet se kanë vdekur mbi 6 mijë veta.
  11. Janar 2020, Turqia goditet nga një tërmet i fuqishëm me një magnitudë prej 6.8 rihter, shkakton 41 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.

Të fundit

Luiz Ejlli feston ditëlindjen: Mu deshën 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar

Këngëtari Luiz Ejlli feston sot ditën e lindjes. Teksa ka shpërndarë disa momente të ëmbla së bashku me Kiarën dhe vajzën...

“Paketa Maleve Kali i Trojës për Veriun”, Tabaku akuzon qeverinë për kaosin në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve në Theth, në kulmin e sezonit turistik....

Nga fshatari kulak me tepricat e grurit, te fshatari evazor me bidonët e qumështit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova paralajmërimin e prerë të kryeministrit Rama se do të nisë sekuestrimi i të gjitha produkteve të qumështit dhe bulmetit që...

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga fshati Gjinoc i Suharekës. Foshnja fillimisht...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Lajme të tjera

Web TV