S’ka marrëveshje për qeverinë e re të Kosovës, as me praninë e QUINT-it

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Takimi i liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku morën pjesë edhe Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ka përfunduar pa arritjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike.

Dështimin në arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar vetë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke lënë të hapur mundësinë për arritjen e marrëveshjes.

Ne biseduam me Lëvizjen Vetëvendosje për mundësinë e një koalicioni qeverisës. Informuam edhe ambasadorët QUINT-it, sepse ata kishin për qëllim me ardhjen e tyre vetëm sa të informohen jo të ndërmjetësojnë dhe të ndikojnë në procesin e marrëveshjes.

Si Lidhje Demokratikë e Kosovës ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar është një zgjidhje, e cila i kontribuon marrëveshjes qeverisëse, e cila balancon mbi suazat e votës së qytetarëve dhe besimin e qytetarëve që e kemi marrë ne zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar dhe u shprehëm se mbesim të hapur nëse Lëvizja Vetëvendosje si parti e parë i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje.

Ne jemi të gatshëm për të bërë marrëveshje dhe konsiderojmë se do të jetë një marrëveshje e cila i kontribuon vendit, i kontribuon luftës kundër korrupsionit, i kontribuon zhvillimit ekonomik, dhe i jep përgjigje qytetarëve në besimin që e kemi marrë”, u shpreh Mustafa,.

Edhe Albulena Haxhiu e LVV ka konfirmuar se nuk është arritur marrëveshja.

“Do të doja që të thosha që marrëveshja është realizuar. Por nuk mund të them një gjë të tillë, pasi LDK po insiston të kërkesa e tyre e datës 8 janar”, tha ajo

Ajo tha se LDK po insiston që të marr postin e Kryetarit të Kuvendit. “Nuk ka marrëveshje, për shkak të insitimit të LDK-së që të kthehemi në gjendjen e para 26 dhjetorit”.

Lexo edhe :  SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Ajo tha se ka kohë deri në javën tjetër të arrihet marrëveshja. Haxhiu gjithashtu tha e LVV nuk do të kërkojë partner tjetër të koalicionit.

Haxhiu tha se LVV nuk ka pranuar propozimin e LDK-së për dorëheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, sepse, sipas saj, kjo do të ishte tallje me vullnetin e popullit.

Para takimit të sotëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “LDK-ja ka paraqitur ofertën që është shumë e balancuar”.

Ndryshe, ambasadorët e vendetve të QUINT-it kanë lëshuar sot një deklaratë për media ku kanë ritheksuar edhe një herë qëndrimin e tyre karshi formimit të Qeverisë së Kosovës.

Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë thënë se çdo lajm se që qeveritë e tyre mbështesin një parti ose kandidat të caktuar në zgjedhje, është i pasaktë.

Dy subjektet politike po qëndrojnë të palëkundura në qëndrimet e tyre. LDK po insiston në postin e kryeparlamentarit dhe zotimin për postin e presidentit, derisa VV këmbëngulë që Glauk Konjufca të mos shkarkohet nga detyra, në të cilën ishte zgjedhur në seancën konstituive të 26 dhjetorit, raporton Telegrafi.

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV