Nga Ilir Hoxholli*
TERMETI është e vetmja dukuri të cilën shkencëtaret nuk e parashikojnë dot. Përveç faktit që pllakat lëvizin dhe i shërbejnë stabilizimit të tokës ka dhe frikë e panik.
Ajo që dua të ndaj me ju miq është pamundësia jonë për të reaguar. Në ato momente ne kuptojmë sa të vegjël jemi. Sa e pasigurtë është jeta, atëherë kur mendon se ke realizuar shumë gjëra në jetë, një çast mund të të rrëzojë gjithçka.
Çast që edhe ateisti thërret “O Zot!”. Por a na bën tërmeti njerëz më të mirë? Në fakt duket se qëllimi i tij është të shkundë njerzit më shumë se sa tokën.
Të shkundë pangopësinë e të pasurve që varfërojnë të varfërit. T’i shkundë se atë që kanë fituar do ta lënë në këtë botë dhe asgjë nuk do marrin me vete. Nëse do t’ju pyesnin në ato çaste të lëkundjeve çfarë do të jepnit që mos t’ju gjente gjë ju dhe fëmijët tuaj, do të jepnit gjithçka. E pra këto janë çastet dhe mundësitë për t’u bërë më të mirë.
Por a reflektojme ne, pasi toka qetësohet nga dridhjet apo pasi kalon fillojmë të shfaqim “trimërinë” duke bërë humor në rrjete sociale? A jeni po aq të sigurtë në çastet kur toka dridhet, kur orendite e shtëpisë, zyrës, punës ku punoni dridhen dhe rrezohen? Jemi një hap larg vdekjes, e ndjejmë pafuqinë, sa të vegjël jemi.
Duket sikur na u dha dhe një shanc, po po një shanc mbase për të ndryshuar, e këtë e kuptojnë të zotët e mendjes. Ndjeva frikë, e kuptova se nuk isha gati të dilja para Zotit, kërkova kohë, kërkova falje, u pendova por sa vlejti? Pjesa e falur dhe e mbetur nga jeta do të jetë vërtetuese e asaj që thashë në ato momente. Sa tërmete kanë shkatërruar qytete? Sa njerëz nuk e kanë patur shancin të jenë përsëri në jetë?
Ndaj pas atij tmerri nuk di të them tjetër, vetem se: -FALEMINDERIT ZOT!
*Ish-kryetar i komitetit të kulteve