Gratë shqiptare më të varfrat në Europë, ja diferenca në paga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hendeku i barazisë gjinore që mati të drejtat e grave dhe përfitimet në disa fusha në raport me vendet e BE, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriu gjeti se gratë shqiptare janë më të varfrat e Europës. Sipas INSTAT gratë shqiptare kanë një hendek të madh në burime financiare në raport me gratë e Europës. Të dhënat janë përpiluar nga Monitor.

Kur fusha e parasë krahasohet me Shtetet Anëtare të BE-së dhe me tre vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, rezultatet tregojnë se vlerat më të ulëta shënohen nga 5 vende ballkanike: dy shtete anëtare të BE-së (Rumania dhe Bullgaria) dhe tre vende kandidate (Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria), Sipas grafikut të mëposhtëm Shqipëria tregon rezultatet më të ulëta në të gjitha vendet e marra në krahasim.

Ky hendek u mat nëpërmjet treguesve që përfaqësojnë fitimet mujore me bazë punën, kurse i dyti përfaqëson të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara, të cilat përveç pagave, përfshijnë pensionet, përfitimet sociale, si dhe çdo formë tjetër të ardhurash. Nënfusha e situatës ekonomike mat ekspozimin e grave dhe burrave ndaj riskut të varfërisë dhe shpërndarjen e të ardhurave mes grave dhe burrave.

Indeksi në fushën e parasë shënon 59.6 pikë dhe është më i ulët se mesatarja e BE-28 me 20.8 pikë. Vlera e këtij indeksi në nënfushën e situatës ekonomike është shumë më e lartë sesa në nënfushën e burimeve financiare.

Fitimet mesatare mujore në vitin 2018 për gratë shënonin 1023 (sipas Standardit të Fuqisë Blerëse (PPS), i cili është një monedhë artificiale që merr parasysh dallimet në nivelin e çmimeve mes vendeve) kurse për burrat shënonin 1180 PPS. Edhe të ardhurat mesatare neto të ekuivalentuara ishin më të ulëta për gratë sesa për burrat (4322 PPS përkundrejt 4405 PPS).

Lexo edhe :  Dollari, në nivelin më të ulët që nga 2008

Diferencat sa i përket rrezikut të varfërisë nuk ishin të dukshme. Në vitin 2017, mes grave kishte një përqindje prej 78.1 personash që nuk ishin në rrezik varfërie, ndërsa mes burrave kjo përqindje ishte disi më e ulët, 77.5 për qind. Dallimet gjinore në shpërndarjen e të ardhurave nuk ishin të konsiderueshme (13.4 për gratë dhe 13.5 për burrat)! /Fjala.al/

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV