Humb jetën në krye të detyrës punëtori në Tiranë

Ambulanca

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën në krye të detyrës teksa po punonte për rikonstruksionin e një godine.

57-vjeçari me inicialet E. L., ka rënë nga lartësia e një shkolle në Tiranë teksa po mundohej të rregullonte godinën në fjalë. Ngjarja e rënë ka ndodhur sot rreth orën 13:15, në rrugën ‘ e Kastriotëve’.

Sipas burimeve paraprake rrëzimi i tij ka ndodhur aksidentalisht ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sot, me datë 29.01.2020, rreth orës 13:15, në rrugën ‘ e Kastriotëve’ duke punuar, tek godina e një shkolle aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi E.L, 57 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Fjala.al