Kupa e Shqipërisë/ Partizani shkatërrohet në Lezhë, Tirana s’njeh humbje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme janë luajtur 7 ndeshje të fazës së 1/8 për Kupën e Shqipërisë, ndërsa për nesh ka mbetur vetëm një takim, ai midis skuadrës së Bylisit dhe asaj të Laçit.

Besëlidhja priti në shtëpi ekipin e Partizanit ndaj të cilit siguroi fitoren e madhe 3-0, duke i zhytur akoma më shumë në humbjet e tyre kampionët aktual të Superligës. Rezultati midis këtyre dy skuadrave u zhbllokua në minutën e 13 të lojës, ku Ted Bushi shënoi golin e parë për ekipin e tij, 13 minuat më vonë ishte Ivan Jovanovic ai i cili dyfishoi rezultatin, ndërsa goli i tretë dhe ai që vulosi ndeshjen erdhi në minutën e 44-të nga Patrik Fetaj. Rikujojmë se në një llogari së bashku me takimet në Superligë, “Demat” e kryeqytetit vijnë pas 6 humbjesh radhazi, duke u zhytur shumë keq në rezultate.

Takimi midis Apolonisë dhe Luftëtarit u mbyll me rezultatin 3-0 , ku në kuadrin e vetëm 11 minutave fierakët arritën të merrnin një fitore spektakolare.  U desh minuta e 82-të që Apolonia të shënonte golin e parë me anë të Ksement Mehmetit, ndërsa në minutën e 87-të Zamiaj dyfishoi rezultatin për t’u mbyllur më pas me golin e Zogajt në minutat shtesë të ndeshjes.

Durrsakët e Teutës arritën që të fitojnë në ndeshjen kundër Erzenit me rezultatin 1-3. Pjesa e parë e kësaj përballjeje u mbyll pa gola e u desh minuta e 57-të e lojës që Sherif Kallaku të zhbllokonte rezultatin, më pas ishte Idelino Colubali ai që mundi të dyfishonte shifrat për skuadrën e Teutës. Goli i tretë i ndeshjes dhe në të njëjtën kohë për “Djemtë e detit” erdhi në minutën e 82-të të lojës nga Ildi Gruda, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Erzeni mundi të shënonte për herë të parë portën e kundërshtarëve me anë të golit të Ermi Rezit.

Skuadra e Flamurtarit nuk mundi që të fitonte as në takimin për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja midis vlonjateve dhe skuadrës së Vllaznisë u mbyll me barazimin 2-2, ku të parët që kaluan në avantazh ishin shkodranët që në minutën e 2-të të lojës me anë të Silvio Zogaj. Ky rezultat u barazua nga vlonjatët vetëm gjashtë minuta më pas me golin e Kreshnik Nebihut, ndërsa në minutën e 17-të të lojës Andi Ribaj përmbysi rezultatin e parë. Në momentin kur u duk se Flamurtari solli një fitore pas shumë kohësh, shkodranët barazuan sërish në minutën e 78-të me ndihmën e Gilman Likës.

Lexo edhe :  Lajm i madh te Barcelona! Presidenti paralajmëron blerjen e dekadës!

Skënderbeu ka marrë fitoren e radhës këtë herë në ndeshjen për Kupën e Shqipërisë kundër skuadrës së Besës. Korçarët shënuan dy gola dhe mbajtën portën e tyre të paprekur në 90 minutshin e kësaj përballjeje. Ishte Emmanuel Essien ai i cili shënoi golin e parë në minutën e 35-të të ndeshjes, për t’u dyfishuar më pas nga gol i Unde Mara në minutën e 57 të lojës.

Takimi midis vendit të parë të Superligës , Kukësit me kryesuesit e Kategorisë së Parë, Lushnjë, është mbyllur me rezultatin 0-1 për verilindorët. Skuadra e Kukësit ka mundur të shënojë vetëm një herë në portën e verdhejeshilëve, por e mjaftueshme për të marrë fitoren. Realizuesi i golit ishte Edis Maliki, i cili në minutën e 19-të të takimit mundi që t’i kalonte në avantazh verilindorët.

Skuadra e trajnerit Emmanuel Egbo ia ka dalë të triumfojë edhe në ndeshjen për kupën. Bardheblutë e kryeqytetit kanë mundur me rezultatin 1-3 skuadrën e Kastriotit të Krujës. Ata vinë në këtë ndeshje pas marrjes së vetëm fitoreve nën drejtimin e trajnerit nigerian dhe mundën që ta realizonin misionin edhe në këtë sfidë. Goli i parë i këtij takimi u realizua nga Spartak Ajazi në minutën e 10-të të lojës, i cili kaloi në avantazh klubin e Kavajës, por ky rezultat u përmbys në fraksionin e dytë, ku Marsel Ismajgeci barazoi në minutën e 47-të, ndërsa Ernes Muçi shënoi për herë të parë në minutën e 60-të e më pas në atë të 85-të arriti të trefishonte rezultatet për skuadrën e tij.

Ndeshjet e kthimit do të luhen të gjitha në të njëjtën ditë në datën 12 shkurt./Fjala.al/Katerina Tafa./

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV