Kush janë 3 ‘kokat’ e krimit që urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Urdhëruesit dhe njerëzit që kanë organizuar pengmarrjen e dhunshme dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës mësohet se janë tre emrat kryesorë të botës së krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër.

Jan Prenga, babai i 5 fëmijëve u rrëmbye më 17 janar në Kamëz nga Altin Hajri nga Shijaku, M.Bajri nga Shkodra dhe D. Rexhepi nga Vlora. Të tre këta persona dyshohet se janë kokat e këtij krimi të rëndë.

Emrat e tyre mësohet se kanë dalë në përgjimet e kryera të bisedave mes familjarëve të Jan Prengës, djalit të tyre në Angli, Astrit Prenga dhe disa prej anëtarëve të grupit Hajri në Shijak.

Të tre këto personazhe të sipërcituar, njihen me aktivitet të dendur kriminal, ku njëri prej tyre si D.Rexhepi, spikatet në kartotekat e policisë kriminale dhe si vrasës gjakftohtë dhe i arratisur disa herë nga qelitë e burgut.

D.Rexhepi, monitoron dhe kontrollon linja të trafikut të Kokainës nga Ekuadori në drejtim të disa vendeve të Bashkimit Europian, ku dyshohet se bashkëpunon me M.Bajrin nga Shkodra dhe Altin Hajrin nga Shijaku.

Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga,ku synimi ishte për ti bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli, për të nxjerë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar.

Por me sa duket situata, i ka dalë jashtë kontrollit pasi Jan Prenga në rrëmbim e sipër është qëlluar me sende të forta dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, duke i mbetur trupi i pajetë në dorë të anëtarëve të bandës Hajri në Shijak.

Lexo edhe :  Thyen dhe grabitën të njëjtën tabakino dy herë në Tiranë, arrestohen dy të rinj

Nga ana tjetër, familjarët e Prengës deri në momentin e ndërhyrjes së policisë në kompleksin “Golden në Shijak”, në asnjë moment nuk kanë bashkëpunuar me policinë. Kjo edhe si pasojë e këshillës që u ka dhënë nga Anglia në telefon Astrit Prenga, duke i këshilluar që të mos bashkëpunonin me policinë, Jan Prenga sipas vëllait të tij në Angli, ndodhej në Shijak.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV