Shkatërrimi i Partizanit në Lezhë, djali i Lerdës akuzon stafin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadra e Partizanit është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë duke humbur sot për të gjashtën herë radhazi. Disfata në ndeshjen për Kupën e Shqipërisë, ndaj skuadrës së Besëlidhjes së Lezhës me rezultatin 0-3 kanosi akoma më shumë gjendjen te “Demat” e kryeqytetit.

Tifozeria e të kuqve të kryeqytetit ka shpërthyer ndaj kësaj gjendjeje të skuadrës, të cilën e quajnë të palejueshme për kampionët e Superligës.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe djali i ish trajnerit të shkarkuar të Partizanit, Franko Lerdës, Mattia Lerda, i cili ka thënë se larguan atë që u mësoi se çfarë ishte futbolli e mbajtën persona që po i vjedhin.

“Bravo, kritikuat atë që u mësonte se çfarë ishte futbolli. Në vend që të mësonit, kritikonit dhe vetëm kritikonit. Vazhdoni kështu sepse futbolli shqiptar po rritet. Mbajtët persona në staf që mendojnë vetëm për të mirën e tyre dhe për të marrë para nga Gazi. Ata flasin shumë, por nuk vlejnë asgjë. Ky është fundi që keni zgjedhur. Bravo! Nuk e kuptuat se skuadra ishte ndër vendet e para sepse kishte një trajner që të tjerët nuk e kanë. E përzutë dhe ja ku erdhi katastrofa. Kampionë, kampionë, kampionë… Çdo vit nis nga zero. Tirana dhe Kukësi janë skuadra shumë të forta dhe asgjë nuk është e garantuar. Mendjemadhësia ju solli në këtë pikë…”,-shkruhet në komentin e djalit të Franko Lerdës./Fjala.al/

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV