Tiranë/ Kapen dy persona nga Fushë-Kruja me silenciator dhe telekomandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushë-Kruja me rrethina vijon të sjellë në Tiranë persona të armatosur dhe të blinduar që si duket vijnë për të kryer ndonjë punë të frikshme. Po për fat kësaj here policia ka qëlluar në rrugë, e gatshme për të verifikuar dy personat e dyshimtë që po udhëtonin nëpër Tiranës si pa adresë.

Sipas të dhënave Policia e Tiranës arrestoi pas një ndjekjeje dy persona nga Fushë-Kruja, të cilët kishin me vete një pistoletë me silenciator dhe një aparat celular për shpërthime në distancë. Të rinjtë nuk i ndaluan fillimisht policisë, por u kapën pak më vonë. Qarkullonin me armë zjarri me silenciator me vete, nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar, por pas ndjekjes nga forcat “Shigjetat” vihen në pranga një 24-vjeçar dhe një 29-vjeçar. Sekuestrohen armë zjarri me silenciator dhe aparat telefon, i cili dyshohej se do të përdorej për prodhim të minave me telekomandë.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë janë shtuar kontrollet, sidomos në orët e vona të mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit, me qëllim kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri.

https://streamable.com/rflu7

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, por dhe dyshimit të krijuar nga shërbimet e Policisë “Shigjetat” për lëvizjet e kryera nga një drejtues mjeti me automjetin e tij në momentin që ka parë forcat e Policisë, atij i është dhënë shenjë për të ndaluar, me qëllim ushtrimin e kontrollit fizik të personave dhe të automjetit, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen.

Lexo edhe :  Vlorë, adoleshentja tentoi të vrasë veten, familjarët zhdukin armën

Forcat “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit  tip “BMË”. Drejtuesi i automjetit, kur ka parë se po ndiqej nga forcat “Shigjetat”, ka hedhur nga dritarja e makinës një armë zjarri pistoletë me silenciator, si dhe një aparat celular që përdoret për shpërthime në distancë. Policia ka bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe të dy personave që udhëtonin me këtë automjet. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tyre, konkretisht:

– E. Z., 29 vjeç dhe E. A., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në vendngjarje grupi hetimor gjati dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, një silenciator, 13 fishekë luftarak dhe një aparat celular që dyshohej se do përdorej për shpërthim të lëndës eksplozive në distancë. n.k/Fjala.al/

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV