Vihet në pranga i riu, kapet në flagrancë duke shitur lëndë narkotike

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një të ri dhe po procedon në gjendje të lirë një tjetër shtetas, nën akuzën e shitblerjes së lëndëve narkotike.

Shtetasi me inicialet E.S., 29 vjeç është kapur në flagrancë duke i shitur dy doza lënde narkotike të llojit “heroinë” shtetasit M.L., 36 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike midis dy të rinjve, ku njëri vihet në pranga ndërsa tjetri procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve bashkë me shërbimet e patrullës së përgjithshme, me anë të metodave speciale të hetimit kanë bërë kapjen në flagrancë të dy shtetasve të cilët po bashkëpunonin me njëri tjetrin për shit – blerjen e lëndës narkotike.

Në vijim të veprimeve, Policia ka arrestuar shtetasin E.S., 29 vjeç pasi është kapur në flagrancë duke i shitur dy doza lëndë narkotike të llojit “Heroinë” shtetasit M.L., 36 vjeç (ky i fundit është proceduar në gjendje të lirë).