Zhdukja e Prengës/ Pranga njërit prej autorëve, ‘ushtar’ i Altin Hajrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festim Bexhdilli është personi më i fundit i arrestuar për llogari të ngjarjes horror të ndodhur nën hundën e policisë 12 ditë më parë. I riu, i cili mësohet se është i moshës 30 vjeç është arrestuar pasditen e djeshme në zonën e Shkëmbit të Kavajës, në hotel, atje ku ishte i strehuar prej disa ditësh.

Referuar të dhënave konfidenciale mësohet se i arrestuari i ditës së martë është një nga autorët e rrëmbimit. Madje dyshohet dhe akuzohet edhe si personi që mundi të zhdukte trupin e Jan Prengës, bashkë me dy persona të tjerë të grupit Hajri, grup i cili tashmë thuajse është i destinuar t`u dorëzohet hetimeve.

Burimet e policisë tregojnë se kanë të dhëna të plota dhe detaje të mjaftueshme të cilat tregojnë pjesëmarrjen e Bexhdillit në këtë krim. Atij iu kanë gjetur një sërë materialesh komprometuese, po ashtu si edhe dy aparate celular dhe një sasi e madhe eurosh. Policia po përpiqet të mbaj fort detajet kyçe që lidhen me implikimin e këtij personi në rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e trupit të 49-vjeçarit pukjan. Bëhet me dije se Bexhdilli është ushtar i Altin Hajrit ndaj edhe ka qenë i angazhuar ditën e ngjarjes me punët kryesore në atë krim.

Të arrestuarit për Prengën

Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;
Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak
Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë
Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak
Festim Bexhdilli, 30 vjeç, nga Kavaja
n.k/Fjala.al/

Të fundit

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet Flodian Plaku

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum. Gentjan Bejtja u qëllua me...

E huazoi para një muaji, Monaco pendohet për lojtarin e Barcelonës

Pas një sezoni komplet në hije te Barcelona, Ansu Fati u largua sërish nga katalanasit këtë verë dhe u dërgua në huazim te Monaco,...

A do ta ndryshojë presioni i Trump rrjedhën e luftës në Ukrainë?

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi qartë më...

Lando Norris triumfon në Hungari, “luftë” brenda McLaren për titullin kampion

McLaren ka shkëlqyer në Çmimin e Madh të Hungarisë, duke siguruar një ‘dopietë’ të çmuar me Lando Norris në vend të parë dhe Oscar...

Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me bimësi të thatë në hyrje të Orikumit. Flakët janë përhapur me...

Lajme të tjera

Web TV