Delvinë/ Djali i humbi jetën në 2015, babai ‘merr hak’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të tjera zbardhen nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00, ku mbeti i plagosur një 49-vjeçar në fshatin Kopaçëz të Delvinës.

I plagosuri Martin Doda deklaroi se u qëllua pasi ka dalë nga banesa rrugës për të shkuar në Lezhë.

Policia është duke hetuar pistën për një hakmarrje të mundshme, ndërkohë që ka shoqëruar si autor 73-vjeçarin Kadri Nora.

Gjatë kontrollit në banesë 73-vjeçarit i’u sekuestrua një armë e tipit ’AK 56 kallashnikov’, që dyshohet se ka qenë arma e përdorur.

Hakmarrja e mundshme dyshohet pasi në vitin 2015, djali i 73-vjeçarit, Eduard Nora, që punonte si bari u gjet i plagosur në këmbë me armë zjarri, por në pritje të autoambulancës i riu humbi jetën.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se i riu ishte qëlluar me armë zjarri, por në vendngjarje nuk u gjetën gëzhoja. Për këtë ngjarje 73-vjeçari akuzonte si autor Martin Dodën i cili punonte së bashku me të birin si bari./Fjala.al

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV