Fitore e padiskutuar, Bylisi mund Laçin në shtëpi

Është mbyllur ndeshja e fundit e fazës së 1/8 të Kupës së Shqipërisë dhe Bylisi është shpallur fitues i padiskutueshëm.

Ekipi i Ballshit ka mundur me rezultatin 2-0 atë të Laçit në takimin e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”.

Fituesit dominuan të gjithë takimin që nga minuta e parë të ajo e fundit e ndeshjes, duke rikujtuar që e njëjta gjë ka ndodhur edhe para 2 viteve, ku kurbinasit u mundën me të njëjtin rezultat.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 68-të të lojës nga Silvester Shkalla dhe më pas u dyfishua nga goli i Edison Ndrecës në minutën e 87-të të lojës.

Pas dy javësh do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e kthimit të kësaj fazë për raundin tjetër të kupës./Fjala.al/